Ish-kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit.
Sejdiu ka uruar presidenten e re, duke vlerësuar se zgjedhja e saj ka shmangur një cikël të ri krize dhe duke e cilësuar Shiroka-Pulën si një figurë me cilësi të larta njerëzore dhe bagazh të pasur intelektual, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me zgjedhjen e Presidentes së Republikës, Kosova jo vetëm që shmangu një cikël të ri krize, por vuri në krye të shtetit një zonjë të nderuar, me cilësi të larta njerëzore dhe një bagazh të pasur intelektual.
Urimet më të përzemërta Presidentes së Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula!