Gjenerali Vergori në Ambasadën e SHBA-së, mbështetje e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit

Aktuale

Gjenerali Vergori në Ambasadën e SHBA-së, mbështetje e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 17:49
Wylita Bell, Roberto Vergori

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Wylita Bell, u takua me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

“Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.

Gjenerali italian këtë muaj mori drejtimin e KFOR-it nga Ozkan Ulutas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat