​Projeksioni përfundimtar i CeSID: Koalicioni Shqiptar fiton dy mandate

Aktuale

​Projeksioni përfundimtar i CeSID: Koalicioni Shqiptar fiton dy mandate

Më: 26 tetor 2026 Në ora: 15:29
Fotoilustrim

Projeksioni përfundimtar i CeSID-it, i bazuar në një kampion të përpunuar 100 për qind, tregon se 250 vendet në Parlamentin e Serbisë do të përbëhen nga përfaqësues të gjithsej gjashtë listave në mesin e tyre edhe Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës me dy ulëse.

Sipas projeksionit të CeSID-it, "Lista e Studentëve" do të ketë shumicën absolute me 141 mandate. Lista "Serbia e Bashkuar", e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, ka siguruar 103 mandate, sipas këtij vlerësimi.

Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, e udhëhequr nga Bálint Pásztor, do të ketë dy mandate, po aq sa edhe Koalicioni Shqiptar. Lista e pakicës Njerëzore, e udhëhequr nga Rasim Ljajiq dhe SDA, me listën e saj Rojtarët e Sanxhakut, kanë siguruar secila nga një mandat në Kuvend.

CeSID vuri në dukje se mostra nuk përfshin vendvotimet në diasporë dhe se rezultatet e votimit nga jashtë vendit mund të ndikojnë paksa në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.

Vetëm sot, pas orës 15:00, Komisioni Republikan Zgjedhor filloi të publikojë rezultatet fillestare zgjedhore nga diaspora, të cilat tregojnë një fitore të thellë për Listën e Studentëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat