Egzon Azemi përmend Astrit Deharin dhe Arbënor Xhaferin: Drejtësi do të ketë!

Aktuale

Egzon Azemi përmend Astrit Deharin dhe Arbënor Xhaferin: Drejtësi do të ketë!

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 16:29
Egzon Azemi

Deputeti Egzon Azemi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka përmendur rastin e Astrit Deharit dhe Arbënor Xhaferit, duke akuzuar ata që, sipas tij, mbajtën të kapura institucionet e drejtësisë.

Në reagimin e tij, Azemi ka thënë se nuk e di nëse një ditë do të zbardhen këto raste, por ka theksuar se amaneti i tyre po realizohet.

Postim i plotë:

Kriminelët që e vranë thonë pse nuk e zbardhët rastin e Astritit. Ata që i mbajtën deri tash gjykatat e kapura, prokuroritë e kapura e hetuesitë e kapura.

Nuk e di a do të zbardhët një ditë rasti i Astritit por edhe i Arbënorit, veç një gjë e di, që amenti i tyre po realizohet. Kosova më nuk ndahet, nuk shitet, nuk coptohet.

KRIMINELËVE JU KA ARDHUR FUNDI!

DREJËTSI DO TË KETË!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat