Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Aktuale

Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 09:36
Komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00.

Ai ishte planifikuar të mbahet në orën 09:00.

Për shtyrjen e mbledhjes njoftoi kryetari i komisionit, Burim Ramadani.

Ramadani: Në orën 12:00 do të mblidhemi sërish

“Do të iu njoftojmë se në orën 12:00 do të mblidhemi sërish sot, pra një orë para seancës dhe do të vazhdojmë e pikat e rendit të ditës, kemi edhe zgjedhjen e ekspertëve të jashtëm”, tha Ramadani.

Ai nuk dha arsye për shtyrjen e mbledhjes.

Në rend dite për këtë mbledhje është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat