Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas këndimit të një kënge ultranacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së, ku Kosova paraqitet si trashëgimi e Serbisë.
Gashi ka kërkuar sqarime nga Marta Kos për mungesën e përfaqësimit politik të Kosovës në këtë forum, si dhe për përgjegjësinë e atyre që përzgjodhën dhe miratuan këngën.
Ai ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton dhe ka ngritur edhe mundësinë që Kosova të rishqyrtojë pjesëmarrjen në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Postimi i Gashit:
Në hapje të forumit të zgjerimit të BE-së, pra në një aktivitet për të ardhmen e përbashkët europiane, këndohet një kangë ultranacionaliste sërbe, në të cilën Kosova paraqitet si trashëgimi e Sërbisë.
Zonja Marta Kos duhet me sqaru pse Kosova nuk është përfaqësu në nivel politik në këtë forum?
Mos vallë BE-ja vendin e Kosovës po e ruen brenda Sërbisë, siç e paraqet kanga që u këndu në hapje?
Kërkimfalja nuk mjafton. Duhet me tregu kush e përzgjodhi dhe kush e miratoi këtë kangë.
Ndoshta Kosova duhet edhe me e rishqyrtu pjesëmarrjen në dialogun me Sërbinë, të ndërmjetësum nga BE-ja.