Takohen Hoti dhe Vergori, flasin për aktivitetet e përbashkëta Polici- KFOR

Aktuale

Takohen Hoti dhe Vergori, flasin për aktivitetet e përbashkëta Polici- KFOR

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 14:34
Pamje nga takimi

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral majorin Roberto Vergori.

Në takimin e sotëm, ndër të tjera, u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Sipas policisë, në takim u konfirmua edhe një herë vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Një pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin.

Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat