Podrimja në takim me zyrtarin gjerman, në fokus zgjerimi i partneritetit ekonomik

Aktuale

Podrimja në takim me zyrtarin gjerman, në fokus zgjerimi i partneritetit ekonomik

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 20:02
Fëllanza Podrimja gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Koordinim Politik dhe Çështje Ndërkombëtare në Baden-Wurttemberg, Florian Habler.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Fëllanza Podrimja, është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit për Koordinim Politik dhe Çështje Ndërkombëtare në Ministrinë e Shtetit të Baden-Wurttembergut, Florian Habler.

Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe landit gjerman të Baden-Wurttembergut, me theks të veçantë në zgjerimin e partneritetit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.

Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe roli i diasporës nga Kosova në Baden-Württemberg, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe këtij landi gjerman.

Në përfundim të takimit, zëvendësministrja Podrimja falënderoi Sekretarin e Shtetit, Florian Haßler, për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Baden-Wurttembergut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat