AAK nderon sakrificën e familjes Jashari në prag të 28 Nëntorit

Aktuale

AAK nderon sakrificën e familjes Jashari në prag të 28 Nëntorit

Nga: Bota sot Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 15:02
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në prag të festës së 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Përmes një mesazhi, AAK ka vlerësuar sakrificën e familjes Jashari, të udhëhequr nga Adem Jashari, si një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë së re shqiptare.

Në mesazh theksohet se Prekazi ka një domethënie të veçantë në këtë datë, ndërsa kujtesa historike nuk duhet të mbetet vetëm nderim për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen.

AAK ka bërë thirrje për ndërtimin e institucioneve të forta, ruajtjen e unitetit dhe angazhimin për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve janë vlera të pacenueshme.

Në fund të mesazhit, AAK ka përcjellë urimet për festën e 28 Nëntorit për të gjithë shqiptarët në trojet shqiptare dhe në mbarë botën.

Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat