Mrekulli, 10 alpinistë nepalezë ngjitin majën më të rrezikshme - në kushte dimri

Alpinizem

Mrekulli, 10 alpinistë nepalezë ngjitin majën më të rrezikshme - në kushte dimri

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:40
Mrekulli, 10 alpinistë nepalezë pushtojnë majën më të rrezikshme

Emocione të pafundme! Dhjetë alpinistë nepalezë, më 16 janar të vitit 2021, në orën 17.00, sipas kohës lokale, më në fund arritën majën K2 (Chhogori 8611 m).

Kjo është ngjitja e parë në kushte dimri, e majës së dytë,  më të lartë në botë,  dhe e vetmja majë mbi 8000 metërshe, e ngjitur në kushte dimri.

Kjo është arritja më e madhe në historinë e alpinizmit, dhe një shembull i mrekullueshëm i punës ekipore, të alpinistëve nepalezë.

Image

Alpinistët Nepalë bëjnë ngjitjen e parë dimërore K2.

Ekipi prej 10 Sherpave nepaleze, ka ngjitur majën K2. "Kjo nuk është bërë asnjëherë, nga askush më parë, në kushte dimri "-thotë Harrar Heider, nga Klubi Alpin i Pakistanit.

Maja e dytë më e lartë në botë, e njohur si "mali i egër", renditet si më e rrezikshme se Everest. 

Image

K2 ka një "pengesë" të frikshme, një vendkalim të ngushtë dhe të pjerrët, ku në gusht të vitit 2008, një ortek vrau 11 alpinistë.

Këtu siç raportohet, erërat mund të fryjnë me më shumë se 200 kilometra në orë dhe temperaturat mund të bien në minus 60 gradë Celsius. 

Image

K2 shtrihet në skajin perëndimor të Himalajeve, në rajonin Gilgit-Baltistan të Pakistanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat