Lila: Jemi federata e parë në Kosovë, që i siguron anëtarët e saj me sigurim nga pasojat e aksidenteve...

Alpinizem

Lila: Jemi federata e parë në Kosovë, që i siguron anëtarët e saj me sigurim nga pasojat e aksidenteve...

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:30
Lila: Jemi federata e parë në Kosovë, që i siguron anëtarët e saj me sigurim nga pasojat e aksidenteve...

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka arritur një qëllim të madh, duke u bërë federata e parë në Republikën e Kosovës, që i siguron anëtarët e saj me sigurim në rast të ndonjë aksidenti.

Kjo është bërë falë punës së palodhshme të presidentit të kësaj federate, Arben Lila dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Pas shumë përpjekjeve të komunitetit, Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës bëhet federata e parë në Kosovë e cila siguron anëtarët e saj me sigurim nga pasojat e aksidenteve!

Dje u nënshkrua marrëveshja për sigurimin e personave nga pasojat e aksidenteve të anëtarëve të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës për një vit, nga 01.03.2021 deri me 01.03.2022 me kompaninë për sigurime Illyria në Prishtinë.

Me këtë marrëveshje sigurohen 867 anëtarë të Federatës sipas listës së anëtarëve të shoqatave/klubeve anëtare.
Urime Bjeshkatarë e Alpinistë, anëtarë të komunitetit të #FBAK!”, ka shkruar Lila në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat