Alpinistja e njohur e Kosovës jep lajmin e hidhur, i vdes njeriu më i dashur në familje

Alpinizem

Alpinistja e njohur e Kosovës jep lajmin e hidhur, i vdes njeriu më i dashur në familje

Nga: K.G. Më: 29 prill 2021 Në ora: 13:31
Alpinistja e njohur e Kosovës jep lajmin e hidhur, i vdes njeriu më i dashur në familje

Alpinistja e Kosovës, Uta Ibrahimi, jep lajmin e hidhur, i vdes  babai. Ajo ka shkruar disa rreshta shumë emocionues për babain, që ishte mbështetës i madh i saj.   

“Sot u çova në mëngjes, sa i çela sytë, gjëja e parë që e bëra e këqyra këtë foto, që e maj me vete në secilën ekspeditë e secilën maje.

Fort u përmallova e mu mbushen sytë me lot, e natën e pash ëndërr derën e shtëpisë në Gjilan, ku kemi lind e jemi rrit krejt bashkë, dera ke e

thatë.
Sikur ma paska ndje zemra që sot baba im, idhulli i jetës sime, njeri ma i dashur, na paska lan. 

Edhe na paska lan përgjithmonë .. e unë, çika e tij, që gjithmonë m’ka mbajt me veti, me sytë e njëjtë, prapë jam larg, tepër larg, e shpirti po më dhemb qysh nuk e pash e qysh s’ja qafa barkun edhe një herë...

Kurrë nuk e paskama ditur sa e rëndë qe kjo dhimbja, e aq ma shumë pamundësia me kanë aty, me pa edhe një herë e me ja dhënë lamtumirën, mi ndejtur nga nonës që asht heroina ime e që kurrë nuk u lodh duke u kujdes për krejt neve. E besa edhe tash tu na ngushëlluar.

Sot zemra edhe shpirti mu ka nda gjysmë, e s’po kam forcë as edhe frymë me marr më...
Bibi jem, Dodi jonë”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat