Reagon KOK-u për sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok nga serbët

Alpinizem

Reagon KOK-u për sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok nga serbët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:45
Reagon KOK-u për sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok nga serbët

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka marrë lajmin e sotëm për sulmin ndaj bjeshkatarëve të Kosovës nga serbët në Zubin Potok.

Dhjetëra bjeshkatarë të klubit Kosovo Mountain Club, gjatë ngjitjes për në majën Shijak i Bubës të Zubin Potokut, u sulmuan me armë zjarri, gjë që fatmirësisht nuk pati viktima.

KOK dënon ashpër sulmin ndaj bjeshkatarëve, i cili cenon lirinë dhe aktivitetin e lirshëm të bjeshkatarëve tanë në territorin e Kosovës, për çka veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

KOK kërkon nga institucionet kompetente të marrin masat e nevojshme dhe akterët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat