Në liqenet e Liqenatit në Rugovë 

Alpinizem

Në liqenet e Liqenatit në Rugovë 

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:12
Në liqenet e Liqenatit në Rugovë 

Aktivitetet bjeshkatarëve dhe alpinistëve nuk ndalen asnjëherë.

“Këtë të shtunë me 5 qershor do ta bëjmë ecjen e shumëpritur pranverore në liqenet e Liqenatit në Rugovë ndërsa kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë. 

Ngjitja zgjatë maximum 9 km komplet (lartë / poshtë) nëpër shteg malor dhe në kurriz të bjeshkës.

Organizimi do të jetë për 3 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve:

- 1. Vetëm deri te Liqenati i Kuçishtës 4 km (lartë - poshtë).

E përshtatshme për fillestarë total. 

- 2. Deri te Liqeni i bukur i Drelajve (extra 1 km).
E përshtatshme për fillestarë dhe do ta shihni liqenin e përrallor të Drelajve (në foto te eventit).

- 3. Në qafën e dhisë dhe Majën e saj dhe kyçja për te liqeni i dytë kah Lugu i Shkodrës - për ata që duan ta shohin edhe majën.

Këta do ti shohin 2 liqenet, majën dhe qafën e dhisë dhe Lugun e Shkodrës, komplet 9 km
Se cilën pikë do ta bëni e vendosni pasi të arrijmë te liqeni i parë, bazuar në kondicionin që keni”, njofton mes të tjera “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat