(E plotësuar) - Deni Hameli, është kryetar I Komisionit për kërkim shpëtim pran FBAK-ut, dhe është duke marrë pjesë edhe vet në këtë aksion.
Raportohet se alpinisti bullgar, Ivan Dinkov, nuk është në rrezik për jetë.
Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në alpet shqiptare.
Alpinisti bullgar, Ivan Dinkov. është rrëzuar te Maja e Shtrazës, në bjeshkët e Tropojës në Shqipëri.
Ekipet e shpëtimit janë duke u munduar ta evakuojnë.
Për të kanë shkuar pjesëtarë të ekipit të shpëtimit, përfshirë dhe nga FBAK, përcjell gazeta kombëtare "Bota sot".
Sipas lajmeve të fundit nga vendi i ngjarjes, alpinistin janë duke e zbritur deri në livadhe pasi helikopteri nuk ka arritur të aterojë.
Ai ka marrë shumë lëndime në trup, kokë, këmbë dhe duar.