Inagurimi i shtegut ‘Kulti i Dionizit’ në fshatin Vrellë

Alpinizem

Inagurimi i shtegut ‘Kulti i Dionizit’ në fshatin Vrellë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 18:31
Inagurimi i shtegut ‘Kulti i Dionizit’ në fshatin Vrellë

Klubi Alpin Podguri fton dashamirët e bjeshkatarisë që të marrin pjesë në Inagurimin e shtegut të pasur arkeologjik “Kulti i Dionizit” i cili ndodhet në fshatin Vrellë.

“Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel, me 19 qershor.

Inagurimi i shtegut “Kulti i Dionizit” gjendet në fshatin Vrellë që shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Kosovës, rreth shtatë kilometra nga qendra e Komunës së Istogut (Burimit), Republika e Kosovës. Është ndër fshatrat më të mëdhenj të Kosovës me mbi 4000 banorë dhe 650 shtëpi. 

Vrella karakterizohet edhe me burimin e saj të ujit, që përveç fshatit furnizon edhe fshatrat përreth.

Po ashtu dallohet edhe veçohet edhe me mulli, kanë qenë disa mullinj me ujë jo me rrymë, dhe prej shumë mullinjve që kanë ekzistuar në kohëra të ndryshme, dhe që iu kanë shërbyer qytetarëve jo vetëm të bashkësisë lokale të Vrellës por edhe qytetarëve të Komunës së Istogut, dhe me gjerë. Njëri ndër ta që ende është në funksion quhet mulliri i Qelë Shaban Bicajt i ndërtuar qysh nga shekulli XIX, dhe ka punuar pa ndërprerë deri më sot.

Përveç mullive Vrella si fshat është i pasur me mbetje arkeologjike, vlen të cekët artefakti i gjetur në vitin 2007 në fshatin Vrellë, emblema e hyjit pagan ilir, të rrushit dhe verës që prezanton njërën nga veprimtaritë themelore që popullata iliro-dardane e kishte veprimtari ekonomike-kultivimin e hardhisë së rrushit.

“Kulti i Dionizit” e cila gjendet në Muzeun e Kosovës si njëra ndër vlerat e çmuara të trashëgimisë arkeologjike prej nga e ka marr emrin edhe ky shteg”, njofton mes të tjera Klubi Alpin Podguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat