ShBA Gjeravica, ngjiten në majën Mytikas (Greqi), dhe majën Musalla (Bullgari), brenda dy ditësh!

Alpinizem

ShBA Gjeravica, ngjiten në majën Mytikas (Greqi), dhe majën Musalla (Bullgari), brenda dy ditësh!

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:19
Shba Gjeravica

Bjeshkataria – alpinizmi, prej sporteve që po fitojnë gjithnjë e më shumë zemrat e të rinjve. 

Shba Gjeravica ka bërë ngjitje të jashtëzakonshme në majën më të lartë të Mytikas.

ShBA Gjeravica, ngjiten në majën Mytikas (Greqi), dhe majën Musalla (Bullgari), brenda dy ditësh!

“Kësaj radhe së bashku me shokët nga Shba Gjeravica Raif Gjikolli Bardhosh Morina dhe nga PD Beleg Ervin Hadzic vendosëm të ngjesim 2 masivet më të mëdha të gadishullit Ballkanik, malit ikonik të Olimpit duke e ngjitur majën më të lartë të saj Mytikas 2918m/lmd,dhe në malin e Rilas në majën më të lartë të gadishullit Ballkanik Musalla 2925m/lmd.

Image

Pikënisja për të maja e Mytikas - Olimpit ishte lokacioni i quajtur Pironio 1050m/lmd pastaj ndjekëm shtegun klasik deri në maje dhe kthim anasjelltas nga i njëjti shteg deri në pikënisje brenda ditës.

Image

Në kthim u freskuam në plazhet e detit egje duke notuar dhe shikuar majën e Mytikas-Olimipit ku edhe ishim ngjitur para disa orëve.

Pas pushimit dhe relaksimit të shkurtë në brigjet e Egjeut vazhduam rrugëtimin tone për një shtegtim në malet e Rilas-Bullgari.
Natën e kaluam në qendrën turistike të Borovecit,në mëngjes udhëtuam me teleferik deri në 2335 m/lmd dhe nga aty vazhduam nëpër kurrize drejt majës më të lartë të Ballkanit Musalla 2925 m/lmd.

Image

Shtegu i bukur me koloroid të plotë dhe të shoqëruar nga liqenjtë akullnajor të Rilas na lehtësuan ngjitjen duke e ndjerë edhe freskinë e tyre.

Majën e arritëm me sukses dhe mot të përshtatshëm për një ngjitje bjeshkatare, kthimi u bë nga  shtegu verore  por duke I mos rezistuar liqenjve të kristaltë dhe vapës u ndalëm me një pushim duke notuar e freskuar. 

Image

Aktiviteti përfundon me mbërritje në fshatin turistik të Borovecit, shoqëria e mire dhe vullneti i madh ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti 3 ditor”, njofton Shba Gjeravica në faqen e saj.

Image

Të dhënat teknike: Mytikas-Olimp
Distanca: 23.6km
Disniveli: +1868m/-1868m
Kohëzgjatja: 11h
Pjesëmarrës: 4
Të dhënat teknike: Musalla
Distanca: 14.7km
Disniveli: +725m/-725m
Kohëzgjatja: 5h45min
Pjesëmarrës: 4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat