FBAK, realizoi me sukses aktivitetin për shenjëzimin e shtegut nga fshati Pllajnik, deri në majën e Begut

Alpinizem

FBAK, realizoi me sukses aktivitetin për shenjëzimin e shtegut nga fshati Pllajnik, deri në majën e Begut

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:12
Pamje nga aktiviteti për shenjëzimin e shtegut

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK, sot përfundoi  misionin me sukses në shenjëzimin e shtegut nga fshati Pllajnik, deri në majën e Begut.

“Sot, u realizua me sukses aktiviteti për shenjëzimin e shtegut nga fshati Pllajnik, deri në majën e Begut, 2493m/lmd.

Një aktivitet i organizuar nga vullnetarët e fshatit Pllajnik dhe komisioni për shënjëzimin e shtigjeve malore, i FBAK.

Image

Pjesëmarrës ishin anëtarët nga komisioni i ngjitjes nga ShB.Sharri, ShBA Gjeravica dhe Klubi Alpin Podguri, bjeshkatarë nga ShB Haxhi Beda, nga Tirana dhe viset tjera të trojeve tona.

Qëllimi i aktivitetit ishte thellimi i bashkëpunimit ne mes të FBAK-ut dhe komunitetit nga fshatërat e zonës së Opojës, që do të fuqizojë ngritjen e infrastrukturës malore, që do të stimulojë dhe fuqizojë zhvillimin e turizmit malor në zonat e fshatrave to Opojës. 

Image

Në fund ishte përgatitur dreka tradicionale nga nikoqirët, të cilët si gjithmonë dëshmuan për mikpritjen, zemërgjerësinë e bujarinë Opojare. 

Image

FBAK do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të rajonit duke iu ofruar këshilla dhe punë profesionale të natyrës së fushës së sigurisë malore.

Të dhënat teknike:
Distanca:15 km
Disniveli: +1170m/-1170m
Pjesëmarrës : 70

Udhëheqësit : FBAK & Vullnetarët nga Pllajniku”, njofton Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat