Zyberaj përfundon në vend të 34-t në Kampionatin Botëror

Alpinizem

Zyberaj përfundon në vend të 34-t në Kampionatin Botëror

Nga: K.G. Më: 11 shtator 2022 Në ora: 17:24
Zyberaj

Garuesi Erzen Zyberaj ka prezantuar denjësisht Kosovën në Kampionatin Botëror të Skyrunning, që po mbahet në Itali.

Në një konkurrencë shumë të fortë, në mesin e yjeve, ai ia doli të renditet në vend të 34-t.

Është një rezultat i mirë kur merret parasysh konkurrenca shumë e fortë. 

Zyberaj garoi në disiplinën Sky 31 kilometra e gjatë dhe 2600 metra ngjitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat