Çeku: Arritje historike dhe frymëzuese, mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë

Alpinizem

Çeku: Arritje historike dhe frymëzuese, mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë

Më: 11 maj 2025 Në ora: 15:49
Hajrulla Çeku e Uta Ibrahimi

Ministri Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me suksesin e Uta Ibrahimit pasi që kjo arriti ta përmbyllë ngjitjen në 14 majat më të larta në botë, duke theksuar se ajo është gruaja e parë shqiptare dhe personi i parë në Ballkan që arrin diçka të tillë.

Çeku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar këtë si arritje historike e frymëzuese, dhe se, forca, guximi e përkushtimi i Ibrahimit janë shembull për të gjithë.

"Uta Ibrahimi e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë!

Me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë.

Një arritje historike dhe frymëzuese, që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë.

Forca, guximi dhe përkushtimi i saj janë shembull për të gjithë, veçanërisht për gjeneratat e reja dhe për vajzat që ëndërrojnë lart.

Urime, Uta, krenari e Kosovës", ka shkruar Çeku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat