SHBA/New York: 65 vjet Shqipëria në OKB 

Amerika

SHBA/New York: 65 vjet Shqipëria në OKB 

Nga: Beqir Sina - New York Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:21
Ilustrim

Misioni i Përhershem i Republikës së Shqipërisë në New York, shënon përvjetorin e 65 të ngritjes së flamurit kuq e zi anëtarësimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara

UN NEW YORK :  14 dhjetori 1955,  shënon 65 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara është shënuar sot, njofton në statusin e saj Ambasadoria Besiana Kadare me një ceremoni simbolike në sheshin përball gradaciles së Kombeve të Bashkuara në qytetin e New Yorkut.

Ambasadoria Kadare duke postuar në satutusin e saj fotografin e bërë me këtë rast shkruan : “Më 14 Dhjetor 1955 - Shqipëria u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara.  E nderuar qe m’u dha rasti për të perkujtuar këtë 65 vjetor historik para Selisë së OKB në NY, se bashku me Ambasadorët nga të gjitha vendet që u anetaresuan ne KB në të njëjtën datë: Austria, Bullgaria, Kamboxhia, Sri Lanka, Finlanda, Hungaria, Irlanda, Italia, Jordania, Lao,  Libia, Nepali, Portugalia, Rumania, Spanja.”

Organizata e Kombeve të Bashkuara OKB

Është, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Qendra e OKB-së është në Gjenevë, ndërsa aktivitetet i zhvillon në qendrën e selisë në Nju Jork, SHBA. 

Sekretari i përgjithshëm aktual është António Guterres.

OKB është organizata më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale. Ajo u formua në vitin 1945 me iniciativën e shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore (ShBA, Kina, Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe Franca) dhe zëvendësoi Lidhjen e Kombeve e cila ishte formuar në vitin 1919 por nuk ishte tregua efektive për mënjanimin e Luftës së Dytë Botërore.

 Në fillim në OKB u anëtarësuan vetëm shtetet fituese dhe neutrale të Luftës së Dytë Botërore, por më pas u anëtarësuan edhe shtetet e tjera si Gjermania e Japonia mes tjerash. Fluksi më i madh i anëtarësimit në OKB ishte gjatë viteve 1950-60 kur kolonitë e vjetra u çliruan dhe formuan shtete të pavarura. 

Sot OKB ka 193 shtete anëtare, dhe Shqipëria është nga shtetet e para të antarsuara, pra 10 vjet më pas më 14 Dhjetor 1955.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat