Filmat “DUA” dhe “Shame and Money” në fokus të takimit në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork

Amerika

Filmat “DUA” dhe “Shame and Money” në fokus të takimit në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 20:32
Lum Çitaku, Blerim Reka në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork

Ambasadori i Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka pritur dje në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Sipas njoftimit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen dhe promovimin ndërkombëtar të kinematografisë.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar filmit “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork.

Ky film është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Po ashtu, në të njëjtën kategori është në garë edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili është kualifikuar drejtpërdrejt falë çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance, në janar të këtij viti.

Në takim, ambasadori Reka ka vlerësuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se kinematografia është një mjet i fuqishëm për përfaqësimin dhe afirmimin e Kosovës në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat