Një stuhi që po vjenë nga lartësitë po sjell shi dhe borë të "squllur" në pjesët malore të shtetit të New York-ut, duke filluar nga dita e enjte. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet do të vazhdojnë deri të premten dhe në disa zona edhe të shtunën.
Për shumicën e New York-ut, duke përfshirë qytetin NYC's - 5 Boroughs dhe zonat e ulëta, stuhia do të sjellë kryesisht shi. Në qytet sipas parashikimeve priten 1.3 deri në 2 centimetra shi të enjten, me reshje shtesë natën dhe të premten. Mund të ketë edhe përmbytje të lehta bregdetare gjatë baticave të larta.
Në ndërkohë në lartësi më të mëdha, zonat e larta malore situata ndryshon.
Në Adirondacks jugore, Catskills lindore dhe disa zona të Tug Hill Plateau, ka mundësi për borë të lagësht që nuk pritet të ngrijë si rezultat e temperaturave mbi zero.
Shërbimi i Motit në Albany vlerëson 50-70% mundësi për më shumë se 10 centimetra borë në këto zona. Në luginat dhe qendra të mëdha të populluara, borë do të jetë e kufizuar ose hiç fare.
Stuhia nuk klasifikohet si nor’easter klasik. Presioni i ulët po lëviz nga Lugina e Ohajos dhe do të kalojë afër ose në jug të New York City-t. Era nuk pritet të jetë e fortë në zonën metropolitane.
Udhëtarët që kalojnë nëpër malësi këshillohen të ndjekin parashikimet, pasi kushtet e rrugëve mund të përkeqësohen. Këshilla për dimër mund të lëshohen për zonat e larta.
Kushtet do të përmirësohen gradualisht nga e shtuna, ndërsa stuhia largohet dhe pritet nga fundi i dhjetorit.
Kështu të paktën parashikojnë meteorologët se : ky dimër nis me stuhi, por sezoni pritet të jetë më i ngrohtë dhe me më pak borë për New York-un.
Temperatura mesatare e pritshme deri në fund të janarit 2027
(New York City / zona metropolitane)
• Deri në fund të janarit, temperatura mesatare e përditshme pritet të jetë rreth 3–5°C - 37–41°F
• Dimri pritet pak më i ngrohtë se normalja për shkak të El Niño-s së fortë.
• Janari mbetet muaji më i ftohtë, por me tendencë më të butë se zakonisht.