Në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës në Paris më 10 nëntor 2026, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio prezantoi një mesazh të qartë dhe të fortë për partnerët, sanksionet amerikane dhe bllokada detare ndaj porteve iraniane po funksionojnë tha ai.
Sipas tij, regjimi islamik po shembet nën presionin ekonomik, dhe situata nuk është aspak e ngrirë.
Rubio theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë tani për operacione të mëdha luftarake, sepse mjetet ekonomike po arrijnë të njëjtat objektiva.
Ai e quajti presionin “devastues” dhe tha se ai rritet çdo ditë, duke kufizuar aftësinë e Teheranit për të financuar proxy-të e tij rajonale.
Bllokada në Ngushticën e Hormuzit dhe sanksionet e ashpra po thajnë burimet e naftës iraniane. Ky qëndrim reflekton strategjinë e administratës Trump, mbajtja e presionit maksimal ekonomik, ndërsa pezullon përkohësisht goditjet e reja ushtarake, thanë ekspertët amerikan.
Përveç Iranit, Rubio i kushtoi vëmendje të madhe luftës Ukrainë-Rusi.
Ai vlerësoi bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi si “shumë produktive” dhe theksoi se Evropës duhet t’i jepet vend në tavolinën e negociatave. Sipas tij, partnerët evropianë janë pjesë e zgjidhjes afatgjatë dhe nuk duhet të mbeten jashtë.
Rubio iu drejtua shqetësimeve të aleatëve se Amerika mund të arrijë një marrëveshje me Rusinë pa i përfshirë ata, duke theksuar se “Evropa është në tavolinë” dhe se formati duhet të zgjerohet për të përfshirë NATO-n dhe Brukselin.
Ai nënvizoi se qëllimet e Uashingtonit dhe Brukselit janë të njëjta, mbarimi i luftës dhe krijimi i një arkitekture sigurie që garanton se Ukraina nuk do të kërcënohet më.
Në këtë kontekst, Rubio e lidhi stabilitetin e Evropës me rolin e NATO-s dhe të institucioneve të Brukselit. Ai mbështeti idenë se çdo zgjidhje e qëndrueshme kërkon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të aleatëve europianë, duke forcuar unitetin transatlantik.
Për Ballkanin Perëndimor, kjo qasje ka rëndësi të veçantë, mendojnë ekspertët amerikan ngase tani ka shance të shtohet vemendja nga Ballkani perendimor.
Stabiliteti i rajonit mbetet i lidhur ngushtë me sigurinë e përgjithshme europiane, u tha në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës në Paris më 10 nëntor 2026.
Analistët dhe ekspertët amerikan tahnë se politikat e Uashingtonit dhe Brukselit, synojnë të mbështesin proceset e integrimit, dialogun rajonal dhe diversifikimin energjetik, duke zvogëluar ndikimet e jashtme destabilizuese në Ballkan.
Ndërsa, një Evropë e fortë dhe e bashkuar, me NATO-n dhe institucionet e BE-së në qendër, është thelbësore edhe për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.
Në përmbledhje, fjalimi i Rubio-s në G7 tregon një strategji të dyfishtë, presion ekonomik maksimal ndaj Iranit dhe përfshirje e plotë e Evropës në zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi.
Fjalimi i tij i pari pas zgjedhjevev të 3 nëntorit në SHBA, thekson rëndësinë e unitetit transatlantik, rolin e NATO-s dhe Brukselit, si dhe nevojën për stabilitet në Ballkanin Perëndimor si pjesë e arkitekturës së sigurisë europiane.