Ambasadori Dugolli takon kongresistin amerikan Wesley Bell

Amerika

Ambasadori Dugolli takon kongresistin amerikan Wesley Bell

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 20:31
Ilir Dugolli, Wesley Bell

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me kongresistin amerikan Wesley Bell, të cilin e ka uruar për rizgjedhjen në këtë detyrë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në SHBA, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjatë takimit, Dugolli dhe Bell kanë rikonfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimeve diplomatike për ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat