Largimi nga Kongresi Amerikan, Filantropi Lazim Destani vlerëson mikun Eliot Engel: Zëri i pandalur për çeshtjet shqiptare

Amerika

Largimi nga Kongresi Amerikan, Filantropi Lazim Destani vlerëson mikun Eliot Engel: Zëri i pandalur për çeshtjet shqiptare

Nga: Nga Beqir SINA, New York Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:41
Eliot Engel dhe Lazim Destani

Pas një shërbimi afro 32 vjeçar në Kongresin Amerikan, Eliot Engel mbyll ciklin e tij pas 16 mandateve në zgjedhje. I njohur si miku më i shtrenjtë i shqiptarëve, e veçanërisht Kosovës, Engel ka qenë një përkrahës i vazhdueshëm për kombin shqiptar.

Filantropi Lazim Destani ka përshëndetur dhe uruar kongresmenin për të gjithë përkushtimin e tij të pakursyer ndaj popullësisë shqiptare. Mesh shumë përgëzimesh, Destani shpreh kontributin që Engel dha për rritjen e demokracisë, çlirimin dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Lazim Destani shkruan në facebook: 

Respekt dhe mirënjohje pafund për Kongresistin Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më se tri dekada. Gjatë gjithë kësaj periudhe në Kongres, Eliot Engel ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare e të promovimit të demokaracisë në rajonin e Ballkanit. Është i jashtëzakonshëm kontributi i tij në mbështetje të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Si ekspert i rrethanave në Ballkan, ai është dalluar me përkrahjen që i ka dhënë angazhimit të Shteteve të Bashkuara për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të institucioneve demokratike në vendet e rajonit tonë. Jam i bindur se miku ynë Eliot Engel do të vazhdojë me aktivitetet dhe kontributin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vendet e rajonit tonë. Falënderimet dhe mirënjohjet më të thella për këtë mik të madh të kombit tonë, për Kongresistin Eliot Engel – tha Destani.

Kujtojmë se dy vite më parë, Eliot Engel e nderoi filantropin shqiptar Lazim Destani në një ceremoni me flamurin amerikan. Pikërisht ky flamur që ishte dhuratë për z.Destani u valëvit me 4 korrik në Washington Hill. “Ky flamur u valëvit për t’ju nderuar juve në 4 Korrik, miku im. Unë jam shumë krenar për miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Kemi një diasporë të mrekullueshme shqiptare, e përqendruar sidomos në Nju Jork, por e shtrirë kudo dhe unë kam pasur rastin t’i vizitoj në Detroit, Chicago dhe Boston”-shprehej asokohe Engel për filantropin Lazim Destani.

Tradita amerikane nderon më 5 korrik, një ditë pas festës së pavarsisë, miqtë dhe bashkëpunëtorët më të mirë e të veçantë duke iu dhuruar flamurin që ngrihej mbi Capitol Hill. Një vlerësim të tillë e ka edhe sot familja Destani, një prej mbështetësve të vlerave të kombit shqiptar si dhe Diasporës.

Lazim Destani është i njohur edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, si pjesëmarrës i rregullt i darkave vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, ku është njohur edhe me kongresistit Engel. Disa vite më parë, gjatë një vizite në Ballkan, i shoqëruar nga aktivisti Harry Bajraktari dhe botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, kongresisti Engel ndaloi në Tetovë për t’u konsultuar me zotin Lazim Destani, të cilin e përgëzoi për nismat e tij për përparimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat