Në Mal të Zi, shqiptarët nuk janë turistë të detit

Amerika

Në Mal të Zi, shqiptarët nuk janë turistë të detit

Nga: Skënder Karaçica Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:16
Skënder Karaçica

Dritan Abazi(vic)e ka marrë detyrën qeveritare në Podgoricë paksa me yryshe si djalë i ri(sic!). E kuptoj entuziazmin e tij me u marrë më politikë në këtë shtet të vogël, por me emër gogja të madh në historinë e tij, ndonëse (Kral Nikolla) i bëri dhëndurë njerëzit e shteteve me ndikim në Rusi, që, tevona miqësia u trashë dhe ia trasoi rrugën kah grabtija e tokave shqiptare dhe rasti i Ulqinit.

Këto kronika historike për ndonjë rast tjetër...

Por jemi të interesuar që mbiemri i zyrtarit të lartë në qeverinë në Podogoricë (lexo:Dritan Abazovic -nënvizimi im, të rregullohet me ligjet kushtetuese dhe të shohim e të lexojmë shqip: Dritan Abazi (sic!).

Kur do të shkruani mbiemrin shqip Abazi dhe jo Abazovic, ti o djali i ri nga Ulqini, që, tashmë jeni veshur me pushtetin e Malit të Zi...? Mos harroni, së pari, rregullojeni me ligjet kushtetuese pozitën e shqiptarëve dhe të drejtat e tyre për jetë e punë, dinjitet, barazi, e drejta për të folur e shkruar gjuhën shqipe dhe simbolin e shenjtë kombëtar Flamurin Kuq e Zi(!).

Dritan Abazit i uroj shëndet dhe suksese në angazhimet politike në kabinetin qeveritar në Podgoricë, me sloganin e ri kushtetues: Së pari zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare në hapësirën e vet etnike në Mal të Zi...!

Dritan Abazi të fala nga Amerika!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat