Në Harper Wood, Detroit u promovua objekti kulturor-sportiv në kuadër të Qendrës Shqiptare Islamike të Michiganit

Amerika

Në Harper Wood, Detroit u promovua objekti kulturor-sportiv në kuadër të Qendrës Shqiptare Islamike të Michiganit

Nga: Agim Vuniqi Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:30
Qendra Shqiptare Islamike e Michiganit

Komuniteti shqiptaro-amerikan i Michiganit, një kohë të gjatë është ndier i lënë pas dore nga qeveritë e dy shteteve: Kosovës dhe Shqipërisë. Zakonisht vizitat e deri tanishme-eventuale kanë qenë sporadike dhe të karakterit privat, edhe pse Derroiti ka qenë gjithmonë epiqendër e organizimit dhe zhvillimeve politike në vendin e origjinës gjatë luftës dhe pas saj, duke themeluar Fondin e Luftës “Vendlindja tjeret”, dhe duke organizuar dhe percjellur dhjetëra ushtarë-çlirimtarë të Batakionit “Atlantiku”.

Në këtë drejtim kanë dështuar dy ambasadat e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, duke futur kokën e strucit në rërë, duke harruar detyrat dhe obligimet e tyre të përditshme të punës, dhe duke lënë pas dore komunikimin normal me institucionet demokratike dhe kulturore të shqiptaro-amerikanë të Michiganit.

Është e çuditshme si gjejnë kohë dhe vizitohen nga përfaqësues të shtetit amerikan të niveleve të larta, si US senators, kongresmen, por edhe përfaqësues të presidentit amerikan, ndërsa diplomatët kosovarë, por edhe mediat qendrore dhe lokale të vendit të origjinës nuk kanë asnjë komunikim me komunitetin shqiptaro-amerikanë  i organizuar nga komunitetet fetare: Xhami, dy Kisha Katolike, Teqja Bektashiane dhe Qendra e komunitetit balkano-amerikan, te cilat pak a shumë edhepse të ndara mbulojnë mungesën e një Qendre Kulturore Shqiptare.

Se shqiptaro-amerikanët janë komunitet i vyerë dëshmojnë edhe pamjet më të reja të zgjërimit dhe ndertimit te nje objekti modern në kuader te Qendres Kulturore Shqiptare Islamike të komunitetit shqiptaro-amerikan, e ndërtuar tash së voni fal angazhimit te Imamit dhe administratorit të Qendres, Z. Shaip Gërguri, por edhe Këshillit te Xhamisë.

Pamjet që po duken në fotoi janë vertete impresive, por edhe mbulojnë kerkesat e komunitetit. Falë këtij bashkëpunimi fëmijtë edukohen kombetarisht permes klasëve të irganizuara për mesim plotesues në gjuhën shqipe por edhe falë aktiviteteve tjera kulturore dhe sportive.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat