Kërkohet shkarkimi urgjent i Pandeli Majkos nga posti i ministrit të diasporës shqiptare!

Amerika

Kërkohet shkarkimi urgjent i Pandeli Majkos nga posti i ministrit të diasporës shqiptare!

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Pandeli Majko

Të gjithë ata si Pandeli Majko, që kërkojnë “mbylljen e historisë”-kërkojnë shuarjen e idenitetit të popujve të ndryshëm në botë. Kjo është doktrinë e rrezikshme, ataviste dhe anticvilizuese, makiaveliste dhe me primesa hitleriane fashiste.

-Kush është ai spiun e tradhtar që guxon të kërkojë “MBYLLJEN E HISTORISË SË BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR” ?!

-Kush ia dha atë të drejtë, që ai palaço, në emër të mbi 7 milionë shqiptarëve, të deklarojë se, tanimë, duhet “TË MBYLLET HISTORIA E BASHKIMIT KOMBËTAR” ?!

-Kush është ai filosllav, që si Serbia, të përzihet në punë të brendshme të Republikës së Kosovës, duke “këshilluar”, gjoja se “Kurti, duhet të mendoj për drejtimin e Kosovës. Kaq mundet ai. Çështja e referendumit për bashkim kombëtar Kosovë – Shqipëri, është temë që duhet mbyllur dhe se për Lëvizjen Vetëvendosje prioritet duhet të jetë drejtimi i Kosovës.”

Pse Pandeli Majkon, sabotues të UÇK-së dhe tradhtues të Kosovës, (që së bashku me nanot nuk e ndihmuan ushtarakisht për ta shpëtuar nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Millosheviqit/1989-1999) e ka djegur aq shumë deklarata e Albin Kurtit(Xhorxh Uashingtonit të Shqipërisë etnike), se “ nëse do të mbahej një Referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, ai do to votonte pro bashkimit”. Së këndejmi dihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, do t’i thoshte PO REFERENDUMIT PËR BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË.

Këtë të drejtë legjitime dhe legale të Albinit dhe të Vetëvendosjes, që në një REFERENDUM të ardshëm, të votonin për bashkimin kombëtar dhe shtetëror, s’ka Pandeli Majko e as Zjako Kokorajko, as Pangallos e as Janullatos, që mund t’ua mohojë, sepse është e drejtë e tyre historike, kombëtare dhe e Vetëvendosjes, që të votojnë dhe të luftojnë për BASHKIMIN KOMBËTAR derisa të bashkohen të gjithë shqiptarët e 4 Vilajeteve Shqiptare (Janina, Shkodra, Manastiri dhe Kosova). Këtë të drejtë nuk mund t’ua ndalojë as Hitleri, as Pandeli Majko e as Koçi Xoxe…, e as Koçe Gramafoni etj.

Pandeli Majko sikur të ketë edhe fuqinë e Hitlerit dhe të Sulltanit nuk ka “kokë e as kacik”,që ta “MBYLLË HISTORINË BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR” !

- Po, ai farë Pandeli Majko po e fantazojka politikën nazifashiste të Hitleri, i cili deshi ta “mbyllte historinë” e shpëtimit dhe të bashkimit të hebrenjve. Por, me gjithë propagandën dhe luftën e tij shfarosëse nuk ia arriti që ta mbyllte HISTORINË KOMBËTARE TË HEBRENJVE. Fatbardhësisht Historia e hebrenjve jeton edhe sot, do të jetojë edhe nesër, të cilën nuk ka njeri që do ta “mbyllë” atë.

Kështu, do të ndodhë, edhe me Pandeli Majkon dhe me të gjithë ata, që po propagandojnë dhe, po e mohojnë SHPËTIMIN DHE BASHKIMIN KOMBËTAR TË MBI 7 MILIONË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. KURRË NUK DO T’IA ARRIJNË QË TË “MBYLLIN” HISTORINË E BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.

Kjo kërkesë injorante antishqiptare e Pandeli Majkos mbështet vetëm kërkesat strategjike, politike, diplomatike, historike dhe propagandistike antishqiptare të kryeministrave, të ministrave, të akademikëve dhe të priftërinjve grekë, serbë, malazezë, sllavomaqedonë dhe rusë, që me çdo kusht , me shekuj po luftojnë, që shqiptarët, edhe më tej t’i shfarosin, t’i mbajnë të copëtuar dhe të kolonizuar nëpër rezervatet e tyre kolonialiste (1878-2021).

Prandaj, Organizata e Shqiptarëve të Bashkuar në Detroit të Amerikës , me indinjatë e hedh poshtë dhe e denoncon prerazi deklaratën ofenduese dhe poshtëruese serbo-sllave anitshqiptare të Pandeli Majkos, i cili në rolin e Hamzait të Skendërbeut, si dhe të Koçi Xoxes-legenit revizionist jugosllavo-rus…, etj. ka apeluar për ‘MBYLLJEN E HISTORISË SË BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR”.

Pandeli Majko është vetëm një “mizë… “, një injornat politik, që së fundi me deklaratën e tij për “mbylljen e historisë së bashkimit kombëtar”, vetë u tregoi 7 milionë shqiptarëve, se është kundër bashkimit të tyre në tokat e tyre, që do të thotë se është tradhtari me dëmkë-armiku numër 1 i BASHKIMIT TË KOMBIT SHQIPTAR dhe SHQIPËRISË ETNIKE.

Prandaj, ne, “ORGANIZATA SHQIPTARËT E BASHKUAR” në Detroit të Amerikës demokratike, me anë të këtij Memorandumi denoncues njëzërit thërrasim Diasporën Shqiptare në mbarë botën, që të na bashkohet dhe të solidarizohet me kërkesën tonë për shkarkimin urgjent me procedurë të shkurtër të ministrit të Diasporës në qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili ka mohuar dhe ofenduar rëndë dhe paprecedencë, pa kurrfarë arsyeje dhe, pa kurrfarë argumentesh mbi 7 milionë shqiptarë, duke kërkuar botërisht “MBYLLJEN E HISTORISË SË BASHKIMIT KOMBËTAR” të tyre.

1. Kush është aifarë Pandeli Majko?

2. Kush ia dha atë të drejtë Pandeli Majkos, që të jetë minister i Diasporës Shqiptare, pa e pyetur fare Diasporën Shqiptare të SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE ?

3.Ministër i Diasporës Shqiptare, nuk ka të drejtë të jetë as Pandeli Majko, sepse pikësëpari ai ka sabotuar UÇK-në dhe e ka tradhtuar Kosovën me gjithë Fatos Nanon, duke mos e ndihmuar ushtarakisht shteti shqiptar, duke e lënë në flakën dhe në zjarrin e gjenocidit të Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq/1989-1999/.

4. Minister i Diasporës Shqiptare nuk mund të jetë as Pandeli Majko, dhe asnjë lider tjetër politik shqiptar qoftë i Shqipërisë londineze (1913), qoftë i Kosovës (17 shkurt 2008), sepse Diaspora Shqiptare nuk përbëhet vetëm prej këtyre dy shteteve, por prej të gjitha viseve dhe krahinave të SHQIPËRISË ETNIKE!

5. Prandaj, minister legjitim dhe legal i Diasporës Shqiptare, mund të zgjedhet vetëm ndonjë intelektual i dëshmuar me sjelljet, me veprimet dhe me veprat e tij kombëtare patriotike dhe atdhetare shqiptare, që ka respekt, besim dhe autoritet si figurë unifikuese e gjithë kombit shqiptar dhe SHQIPËRISË ETNIKE, që jeton dhe vepron në Diasporë, natyrisht me propozimin, me pëlqimin dhe me miratimin e Vendimit Unanim të Diasporës ( pa asnjë ndërhyrje të dy shteteve ekzistuese shqiptare).

6. Ministri i Diasporës Shqiptare, mund të zgjedhet vetëm atëherë, pasi të jetë ORGANIZUAR dhe BASHKUAR Diaspora Shqiptare. Ndryshe jo, në asnjë mënyrë. Pra, vetëm pasi të jenë bashkuar të të gjitha subjektet politike, ekonomike dhe kulturore (shoqata, organizata, klube, shoqëri…etj.), atëherë mund ta zgjedhin edhe Ministrin si përfaqësues të tyre.

Prandaj, shqiptarë-toskë e gegë në mbarë botën bashkohuni me ne, që të ngremë zërin lart dhe të bashkërendojmë përpjekjet dhe luftën tonë të përditshme kundër çdo tradhtari dhe gjaksi të Atdheut, që në format më çnjerëzore dhe më bizarre po luftojnë, që ta “mbyllin historinë” e Kombit Shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE.

Poshtë tradhtia dhe antibashkimi!

“Rroftë Shipëria e Bashkuar e Shqiptarëve”!

Këtë histori dhe amanet të Skënderbeut, të Ismail Qemalit dhe të Adem Jasharit, nuk do të ketë forcë,që do ta mbyllë në këtë botë, as sot e as nesër derisa të bashkohen shqiptarët dhe SHQIPËRIA ETNIKE NATYRALE!

Kryetari,

Rrok Dedvukaj, d.v.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat