Dr. Hekuran Duka - Kryetari Komunës së Dibrës, takim me komunitetin dibran në New York

Amerika

Dr. Hekuran Duka - Kryetari Komunës së Dibrës, takim me komunitetin dibran në New York

Nga: Beqir Sina Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:40
foto nga vendi ngjarjes

Në takimin e mbajtur në ambientet e hotel Hilton në Staten Island, organizuar nga  Shoqata Atdhetare “Dibra”, morënpjesë rreth 100 pjestar të komunitetit dibran, përfshirë edhe dy ish kryetarët e kësaj shoqate z. Musa Paçuku dhe Ilir Rusi, udhëheqës fetar të komunitetit musliman, si dhe veprimtar dhe bisnesemen lider të komunitetit dibran.

Morën pjesë dhe përshëndetën takimin e dibranëve, edhe kandidati për President (Borough President)  i qytetit Staten Island, ish kongresisti republican Vito Fosella, dhe kandidati për këshillin e bashkisë së qytetit të New Yorkut, Marko Kepi. 

Takimi u mbajt në një format të përshtatur me masat anti Covid, për qytetin e New  Yorkut, -të ndjekur nga të gjitha rregullat sipas ligjit për të mbajtur maskat dhe repektuar distancën nga çdo njeri.

Sekretari i Shoqatës Atdhetare “Dibra” Muharem Masik, moderojë takimin.

“Ky takim nga ana e komunës së Dibrës,” tha Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, z. Dashnor (Danny) Miftari, “ Kishte, për qëllim të elaborojë punën e Kryetarit të Komunës Dibër, Dr. Hekuran Duka, për dy vitet e fundit, prej se kur ai fitojë zgjedhjet locale, (Mars 2019) si dhe një bashkëbisedim me komunitetin dibran i cili vepron dhe jeton në Amerik, për të diskutuar në lidhje me problematikat e Dibrës dhe të ardhmen e saj!” 

 Kryetari i Komunës së  Dibrës së Madhe, në Maqedonin e Veriut, Dr. Hekuran Duka, prezantio në një video-screen, planin në lidhje me projektet e zhvillimit të komunës,: rregullimin e rrugve mbushjen e gropave, mirmbajtjen e ndriçimit public, masat në lidhje me ndotjen e liqenit të Dibrës , çështjen e punësimit, sidomos të rinjëve që të mos largohen, çështjen e ujit të pijshëm.

Ai në fund të fjalës së tij u bëri apel diasporës për regjistrim, : “ Qëndroni larg politikës lidhur me regjistrimin, vazhdoni dhe mos ndërprisni regjistrimin, sepse është një moment historic, për të gjithë shqiptarët nga Maqedonia e Veriut në diasporë, që të regjistrohen”, tha kryetari Duka.

Ndërsa foli për rëndësinë e rrugës së Arbërit, ai tha se ka intersim të madh nga bisnesmen të huaj dhe nga Shqipëria, për  ngritjen e një kompleksi hotelier në bregun e liqenit të Dibrës, mirëpo tha Duka, duhet zgjidhur sa më pare çështja e ujësjellsit, dritave, investimeve, tursimit, sigurisë e qetësisë, duhet ngritaj për stabilimentet që pastrojnë nga ndotja ujin e liqenit të Dibrës, ujit të pijshëm, për bujqësinë e agrikulturën, për, të gjitha ato resurset e paprekura gjeri më tash në Komunën e Dibrës së Madhe. 

Pasqyrimi kompentet u realizua nga një ekspoze e gjërë që i bëri Kryetari i Komunës së  Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Hekuran Duka, planit të zhvillimit,  por dha edhe përgjigjet në detaje, për pyetjet  që drejtuan disa nga pjesmarrësit. Ku çdo njeri prej tyre, duket se ishte i kënaqur me përgjigjen dhe faleminderojë kryetarin Duka.

Në këtë takim që zgjati më shumë se tri orë, po ashtu u bisedua edhe për ecurinë në kulturë, sportin, shkollat e ciklit të ulët dhe mesme të qytetit. Rrugën e Arbrit dhe zhvillimin e gjithanshëm infrastrukturor, shëndetësisë, policinë dhe zjarrëfiksit 
.
Duka, u  ofroi mundësinë zyrtare dhe teknike, afaristëve dhe biznesmenve dibranë në SHBA-së, duke u prezantuar planin e Komunës, duke kërkuar nga vetë afaristët dhe biznesment dibranë që të prezentonin edhe ata përvojat amerikane në këtë drejtim “ Pasi ka shumë kërkesa nga firma të huaja e sidomos ato me plane konkrete për investime edhe nga Shqipëria, por qëllimi ynë dhe prioritet tha ai në këtë me përparsi nga ne janë afaristët dhe biznesmet dibranë në SHBA-së, dhe Europë e kudo që janë ata”.

Në kontekst të gjithë kësaj paraqitje para jush, nuk kam ndërmend të ri-përsëritem por që të behëm sa më i kuptueshem dhe sa më i lexueshem prej sejcilit prej jush ju këshilloj  të ndiqni sa më shumë dhe më vemendje edhe faqen e internetit të  Dibra.gov.mk – Komuna Diber – (http://www.dibra.gov.mk/) ose faqen Dibra.org dhe atë MyDibra.com.

“Mirëpo, qëllimi i takimit është që ne si dibranë, në Komunën e Dibrës së Madhe , dibranët në SHBA-së, Europë e gjetkë ku janë shpërndar sot fatkeqësisht dibranët në mërgim, duhet të përkushtohemi edhe më shumë të bëjmë të gjitha përpjekjet “Që Dibrës t’ja kthejmë shpresën dhe t’a vendosim qytetin e Komunën tonë aty ku e meriton me të vërtet”. Kjo natyrisht që kërkon një angazhim dhe investim serioz të sejcilit nga ne. Pa nënvlefëtsuar asnjëherë dhe në asnjë mënyrë  ato çka kemi bërë deri tani – duke i ndryshuar pamjen Dibrës.” tha mes të tjerave Kryetari i Komunës së  Dibrës së Madhe, në Maqedonin e Veriut Dr Hekuran Duka.

Një përmbledhje të elaborimit të punës për zhvillimin e Komunës Dibër, si për bashkëbisedimin me komunitetin dibran i cili vepron dhe jeton në zonën e Tri-Shteshit, diskutimet në lidhje me problematikat e Dibrës dhe të ardhmen e saj, foli shkurtimisht sekretari i Komunës Ylli Mirzo.

Kryetari i Komunës së  Dibrës së Madhe, në Maqedoni, Dr. Hekuran Duka,u interesua për rritjen e bashkëpunimit mes Komunës dhe komunitetit dibran në SHBA-së, e cila tha ai është në të mirën dhe  ardhmërinë e Dibrës në të mire të avancimit të zhvillimit ekonomik komunal dhe mirëqenies së familjeve të tyre në Dibër të Madhe. 
Kryetari i Komunës, falënderoi diasporën dibrane, Shoqatën Atdhetare Dibra,  për mbështetjen e treguar në këtë kohë të përballjes me pandeminë Covid-19, gjatë gjithë vitit të kaluar.

 “Dibranët në zonën e Tri-Shteshit, që janë mbi 15 mijë, gjithëherë u janë përgjigjur nevojave të popullatës sonë në komunën e Dibrës. Edhe në të kaluarën në kohë të vështira, ju e keni treguar shpirtin e madh e bujar. Edhe në këtë pandemi, kur e gjithë MV,  dhe komuna e Dibrë, po përballej me luftën kundër pandemisë së Covid-19, ndihma e juaj peshoi shumë. U jemi mirënjohës të gjithë dibranëve, shoqatës Atdhetare Dibra, dhe individëve pa dallim për solidaritetin e treguar përmes të mirave materiale, pakove ushqimore e mjeteve higjienike si dhe sigurimin e një sasie të konsiderueshme të maskave, e tjera”, tha në falënderimin e tij kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe, Dr. Hekuran Duka.

Kryetari i SHAD-it z. Dashnor Miftari tha se : “Dëshiroi mirëseardhje vëllazerore delegacionit nga Dibra duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe takime të suksesshme. Qëllimi i këtij takimi ishte konkretizimi dhe përpilimi i agjendës së përbashkët të aktiviteteve kulturoro-sportive të cilat do të zhvillohen sivjet në Diber.

Dy pjesmarrës nga ky takim , veprimtarët Blendi Bekteshi dhe Agron Damzi, vlersuan lart takimin : “Respecte për punën e sakrificat në këtë kohë pandemie, thanë ata.Në Staten Islad duhet propozuar që një rrugë aty të quhet rruga Dibra,ndoshta kjo realizohet edhe me fitoren e Marko Kepit.Kryetarit nga Dibra z.Hekuran Duka i urojmë që kjo vizitë të jetë shembull dhe model për politikanët e tjerë duke shpalusor më së miri virtytet e bashkimit dhe vëllazërimit tonë.Merita të veçanta për impenjinim dhe realizimin e këtij eventi ka edhe kryetari I SHAD-it, Dash Miftari��

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat