Në moshën 79 vjeçare, u nda nga jeta një grua qëndrestare, burrnesh, e fisnike, Flutura (Ndreu) Dema

Amerika

Në moshën 79 vjeçare, u nda nga jeta një grua qëndrestare, burrnesh, e fisnike, Flutura (Ndreu) Dema

Nga: Beqir SINA - New York Më: 2 qershor 2021 Në ora: 00:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

NEW JERSEY: Me 21 shkurt në mbrëmje ndërroi jetë pranë familjes së tij të dashur, Qemal Dema, i persekutuar politik dhe qëndrestar ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Ndërkohë, bashkëshortja, gruaja burrnesh, fisnike dhe pinjollja e “Derës së Madhe” Ndreu, Flutur (Ndreu) Dema, ndërroi jetë afro tre muaj – pas atij që si thotë një shprehje profetike : “ashtu si e deshi dhe e mori”, me ndarjen nga jeta të saj në mëngjesin, e 30 Maj në Nju Jork.

Në llogarinë e saj njëra prej vajzave ishte ajo që shpërndau kumtin : “Me dhëmbshuri dhe trishtim të madhë, ju lajmërojmë që mami dhe gjyshja jonë e dashur, Flutur (Ndreu) Dema, ndërroi jetë në mëngjes, me 30 Maj,” duke ngashëruar se si dhe babai i dashur, i tre vajzave, Qemal Dema, tre muaj më parë, nëna e tyre qe e rrethuar me shumë dashuri, me vajzat, mbesat dhe nipërit kur dha frymën e fundit: “ Akoma nuk e besojmë ose pranojmë që na ka lënë kaq shpejt. Ajo ishte nje shtyllë e familjes tone” shkruajti vajza e saj Lika.

Familja Dema, dhe pjestar të familjes Ndreu, të afërmit e tyre, miq, dashamirë, dhe një numër i madh bashkëvuajtësish, ish të burgosur politik, ish të interrnuar nga kampet e interrnimit, Lushnje, Fier, Vlorë, u bënë së bashku për t’i thënë lamtumirën e fundit për qendrestaren, gruan burrnesh, fisniken dhe pinjollja e “Derës së Madhe” Ndreu, Flutur (Ndreu) Dema, të martën në qëndrën Islamike Shqiptare-Amerikane (43 Monroe St, Garfield, NJ), ceremoninë e mbajtur nga Imam Rifat Halili.

Image

“Kemi humbur simbolin e guximit, të trimrisë, të fisnikërisë! Kemi humbur simbolin e krenarisë, të karakterit, të rezitencës e të papërkulurin nga diktatura brutale! Kemi humbur anti komunistin numër 1! Kemi humbur Heroin Tonë!!” do të shkruante ish i burgosuri politik, Kurt Kola, tre muaj më pare në një mesazh ngushëllimi, ndarjen nga jeta të Qemal Dema.

Nipi i saj Shpëtim Ndreu, shkruan në llogarinë e tij : “Sot vdiq e qetë halla jonë Flutura Ndreu (Dema,)e bija e Beshir Isuf Ndreu. Vjeç 79.Motra e Bajramit, Zyberit,Besnikut, Xhaferit dhe Lavdurimit dhe motra e Qefseres.Të pikëlluara shumë janë 4 vajzat,Mira,Lindita, Bardha dhe Lika.Qofshe e xhenetit halla jonë e shenjtë”.

Më pas, varrimi i saj u mbajt në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, New Jersey.

Flutura la pas 4 vajza: Fatmira, Lindita, Fatbardha, Liria! dy vëllezërit, plot nipa e mbesa të familjes së madhe, Dema.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat