Qindra besimtarë mysliman shqiptar festuan Kurban Bajramin në qendrën Islame Shqiptaro Amerikane në Waterbury, Connecticut

Amerika

Qindra besimtarë mysliman shqiptar festuan Kurban Bajramin në qendrën Islame Shqiptaro Amerikane në Waterbury, Connecticut

Nga: Beqir Sina Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazmend Aga: Le të festojmë duke gëzuar njerëzit e tjerë. Zoti e do besimtarin që nuk e harron të afërmin, komshiun dhe nevojtarin. Le të shprehim devotshmërinë tonë duke sakrifikuar për hir të Tij.

WATERBURY CT: Në Waterbury - Connecticut, qindra besimtarë myslimanë shqiptar celebruan Kurban Bajramin në xhaminë “Albanian American Muslim Community”.

Endrit Himaj, zv imam në këtë komunitet, mbajti ligjeratën para faljes se Bajramit. Ai foli për rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me Zotin jo vetëm në raste të tillë, por gjatë gjithë jetës. Sinqeriteti në këtë relate me Zotin do të përcaktojë edhe frytet e adhurimit të besimtarëve. Falja e njëri tjetrit është prej synimeve të Bajramit, theksoi Himaj.

Imam Gazmend Aga -, përfaqësues i komunitetit mysliman shqiptar për SHBA, krye-Imami Xhamisë , kreu faljen dhe ligjeratën e Kurban Bajramit.

Imami Gazmend Aga në fjalën e tij foli për rëndesine e Kurban Bajramit si shenjë devotshmërie ndaj Zotit me anë të sakrificës. Ai theksoi se bajrami duhet të jetë një piknisje e relatave të shëndosha me Zotin dhe njerëzit.

“Bajram i vërtetë është kur besimtari është më afër Zotit dhe njerëzve. Bajram i vërtetë është të ndihmosh njerëzit në nevojë pavarësisht fesë, ngjyrës dhe rracës. Bajram i vërtetë është të falësh. Bajram i vërtetë është të vizitosh të afërmit dhe t’i ndihmosh ata.”

Një lutje të veçantë e bëri me këtë rast për Shqipërinë që të bëhet një vend prej së cilit të rinjtë dhe të rejat shqiptare jo vetëm të mos largohen, por të kthehen edhe ata që janë larguar. Ngase Shqipëria është një vend që Zoti e ka bekuar me bukuri të rralla dhe qe nuk mrekullon veç shqiptarët, por mbarë vizitorët. Ai u lut edhe për shqiptarët në të gjithë trevat shqiptare dhe anë e mbanë botës për më shumë unitet, solidaritet dhe dashuri për njëri tjetrin.

Imam Gazi e mbylli lutjen e tij me një bekim për Shqipërinë si mëmëdhenë tonë dhe për SHBA-në si shtëpia e mijëra shqiptarëve ku ruhet gjuha e tradita, ku gëzohet prona dhe familja, ku fjala e lirë dhe feja është e shenjtë.

Në fund Xhamia me këtë rast kishte përgatitur edhe dhuratat e bukura të Bajramit për fëmijët e këtij komuniteti çka e rriti edhe më shumë gëzimin e tyre në këtë festë.

Sikurse herëve tjera, edhe këtë vit besimtaret kanë vizituar varrezat e të afërmeve të tyre me rastin e festës së Kurban-Bajramit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat