E qëlloi disa herë në sy të fëmijës, publikohet fotoja e vrasësit të shqiptares në SHBA

Amerika

E qëlloi disa herë në sy të fëmijës, publikohet fotoja e vrasësit të shqiptares në SHBA

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:49
Joana Peca

Personi që shihni në foto është Benjamin Robert Williams aka Bambi, 38 vjeç, i cili sipas policisë së Floridës akuzohet si vrasësi i 27 vjeçares më origjinë nga Libohova, Joana Peca.

Policia ka bërë vëzhgimet e kamerave të sigurisë dhe ka kqyrur vendngjarjen, derisa doli në një përfundim të asaj se çfarë ndodhi në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës së kaluar.

Joana Peca u gjet e vdekur nga policia. Dallohej qartë se e reja kishte marrë disa plagë me armë zjarri.

Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur Williams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.

Vrasësin e dyshuar 38-vjeçar policia e ka shpallur në kërkim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat