Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës “Dibra” nga SHBA

Amerika

Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës “Dibra” nga SHBA

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:11
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion të Shoqatës Atdhetare “Dibra” që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1996.

Në delegacion ishin kryetari i shoqatës, z. Dashmir Miftari dhe anëtarët z. Albert Kolonja, z. Besnik Miftari, z. Bekim Paçuku dhe z. Fitim Kasapi.

Kryeministri Kurti dhe delegacioni i shoqatës biseduan për kontributin e diasporës shqiptare dhe lidhjet e tyre me atdheun, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Kryeministri theksoi nevojën për investime të diasporës, që do të ndikonte në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe do të krijonte mundësitë për kthim në vendlindje.

Delegacioni i shoqatës “Dibra” i dhuroi Kryeministrit Kurti një pikturë me portretin e arsimtarit dhe veprimtarit të çështjes shqiptare, Said Najdeni, të realizuar nga piktori Sabit Bocku, si dhe i bënë ftesë për të vizituar shoqatën.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat