Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në Nju Jork, u takua me DioGuardin, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane

Amerika

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në Nju Jork, u takua me DioGuardin, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane

Nga: Beqir SINA – New York Më: 18 tetor 2021 Në ora: 23:40
Foto nga takimi

NEW YORK : "Takimi me vëllain tonë me prejardhje arbëreshe, veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, ish-kongresmenin, Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshorten e tij , znj. Shirley Cloyes DioGuardi, ishte moment I veçantë gjatë vizitën sime në SHBA" ka shkruar Mehaj, në statusin e tij në Fb, për takimin me ish kongresistin DioGuardi,kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane .

Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe bashkëshortja, e DioGuardit, Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirli Klojes - DioGuardi, dhe anëtari i Bordit të Drejtorve të LQSHA, Agim Aliçkaj - veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptar në SHBA.

"Me këta personalitete të mrekullueshme, kalova çaste të paharrueshme, ku diskutuam për të gjitha çështjet në retrospektivë, zhvillimeve aktuale dhe proceseve në të ardhmen tonë" shkruan ministri Mehaj.

Duke shtuar se si gjithmonë, edhe gjatë këtij takimi, ai është impresionuar nga artikulimi aq i qartë dhe vizionar i çiftit DiGuardi, për qasjen mbi perspektivën e së tashmes dhe së ardhmes Shqiptare.

Madje Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, e ka quajtur një nder dhe krenari , por më shumë përgjegjësi, vlerësimin e lartë të tyre, mbi vizionin tonë për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës, dhe mekanizmave tjerë të sigurisë dhe mbrojtjes së saj.

Veprimtaria e jashtëzakonshme e kongresmenit DioGuardi, në senzibilizimin e të gjitha autoriteteve politikë-bërëse dhe vendim-marrëse të SHBA-së në vitet e periudhës, 1989-1999 të rezistencës kombëtare për liri dhe pavarësi, i bëjnë vend shumë të merituar në mesin e personaliteteve më të shquara të kombit shqiptar, është shprehur Mehaj.

Në fund të këtij takimi, ai në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, thotë se e ftova me kënaqësinë më të madhe, jo si mysafirë, por si bashkëkombës tanë për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, si në shtëpinë e tyre, si një nder simbolik për nderim të veprës së tyre madhështore, të pazëvendësueshme dhe të papërsëritshme për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

"Mirënjohje e përjetshme për gjithë atë që bëtë për ne, çifti DioGuardi!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat