Komuniteti Shqiptar në New York, protestë para konsullatës së Serbisë: “Marsh për drejtësinë e saj”

Amerika

Komuniteti Shqiptar në New York, protestë para konsullatës së Serbisë: “Marsh për drejtësinë e saj”

Beqir SINA – New York City Nga Beqir SINA – New York City Më 29 tetor 2021 Në ora: 06:27
“Marsh për drejtësinë e saj”

Me moton “Marsh për Drejtësinë e Saj”, para konsullatës së Serbisë në New York, protestoi komuniteti shqiptarë, i New York me rrethinë, së bashku me komunitetin korat dhe atë boshnjakë.

Në këtë protestë në qendër të qytetit të Nju Jork-ut, që është e dyta në këtë vend nga të njëjtët organizatorë, morën pjesë qindra protestues.

Kjo protestë, mori edhe mbështetjen e madhe nga tri komunitete: Komunitetet Shqiptare – Amerikanë të cilët padyshim që ishin shumica, por kishte edhe grupe të vogla Boshnjake – Amerikane dhe Kroate – Amerikane, si dhe humanist e aktivist të të drejtave të grave nga Nju Jorku.

Protesta e cila zgjati dy orë, u mbikëqyr me shumë kujdes nga policia njujorkeze (NYPD), e cila kishte vendosur barrikada, në segmetin e rrugës, përballë protestuesve dhe ndërtesës ku gjendet Konsullata e Përgjithshme të Serbisë, duke e rrethuar atë me disa forca policore.

Kjo proteste u mbajt nën moton : “Rally for her Justice” – “Marsh: Për Drejtësinë e saj”, një moto kjo që është përdorur edhe më parë në protestat e këtyre grave në Sarajevë, Zagreb dhe Prishtinë nga organizatat e mbrojtës së grave, kundër dhunës seksuale dhe krimeve të tjera të pandëshkuara serbe gjatë luftës, në ish Jugosllavi.

Kjo protestë e cila është një iniciativë e nisur nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, në SHBA, është e mbështetur fuqimisht edhe nga këshilltari i qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Image
“Marsh për drejtësinë e saj”

Protestën “Rally for her justice”, në New York, nga Kosova e kanë përkrahur Kryeministri Kurti, dhe Presidentja Vjosa Osmani, ish Kryeministri Haradinaj, dhe deputet e personalitetet të tjera.

Në Shtetet e Bashkuara e kanë përkrahur edhe shumë lider të komunitetit, activist të dalluar, dhe personalite të njohura të politikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, shkrimtarë, sportistë e artistë të fushave të ndryshme, biznesmen e filantropist.

Protestën e përkrahu edhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, me ç’rast ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që t’i bashkëngjitet zërit të grave për drejtësi.

Këtë protestë e cila zgjati më shumë se dy orë e drejtojë Këshilltari shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Kauzës së këtyre grave për të protestuar kundër Krimeve të Përdhunimit dhe të Dhunës Seksuale Serbe gjatë luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë, në Nju Jork, ju bashkuan edhe personalitete të njohura, zyrtar të lart lokal të qytetit, lider dhe veprimtar, kongresmen, senator të shtetit, artistë, organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave .

Protesta u mbajt në një atmosferë energjike, ku vazhdimisht dëgjoheshin thirrjet e forta të qindra protestueseve që thërrisnin:

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ne duhet të mbështesim dhe të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë, Turp për Serbinë, Pa drejtësi nuk ka Paqe, Duam Drejtësi tani”.

Ndërkohë, që protestuesit mbanin në duar flamujt e tre vendeve, në protestë, protestuesit mbanin dhe flamuj amerikan, dhe të BE-së, dhe hidhnin vazhdimisht parrulla kundra Serbisë, mbanin pankarta ku shkruhej në gjuhen angleze kundër dhunimeve e krimeve serbe në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Në këtë Protestë, folësit thanë që jo vetëm dënojnë, por, edhe ngritën vëmendjen e opinionit amerikan, dhe Kombeve të Bashkuara, edhe një herë fuqishëm nga metropoli i botës, NYC, për krimet e dhunës seksuale kryer nga forcat serbe, krime këto që deri tani kanë kaluar të pandëshkuara, për më se 70 mijë femra, të cilat thuhet se u përdhunuan në luftën në Bosnje, Kroaci dhe më së fundi në Kosovë e cila ka 20 mije gra edhe vajza të dhunës seksuale kryer nga forcat serbe gjate luftës 1999.

Thirrjet u bënë veçanërisht intensive sa herë që folësit nga foltorja përmenden makinën militare dhe paramilitare serbe, të udhëhequr në këto luftëra nga kasapi i Ballkanit, ish presidenti i vdekur në qelit e Hagës, Sllobodan Millosheviqi.

Mbas fjalës se Këshilltarit i NYC Mark Gjonaj , Kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës, fjalën e mori Vasfije Krasniqi Goodman – Gruaja e parë në Kosovë që foli hapur për dhunimin gjatë Luftës së Kosovës, dhe Shyrete Tahiri-Sylejmani – Gruaja e dytë në Kosovë që fliste hapur për dhunimin gjatë Luftës së Kosovës.

Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyrete Tahiri-Sylejmani përcollën mesazhin e tyre të dhimbjes që u ka shkaktuar dhuna e luftës në Kosovë : “Bota mund të ketë harruar krimet që ka kryer Serbia, në ish-Jugosllavi. Por ne, që kemi vuajtur më së shumti, nuk i kemi harruar”.

Ato premtuan se nuk do të ndalen së denoncuari këto krime deri sa të ketë drejtësi për to, dhe Sërbia të kërkojë falje.

Ilir Bytyqi – Vëllai i tre shtetasve amerikanë të vrarë nga Forcat Serbe në Kosovë, duke përmendur takimin në Senatin Amerikan, tha si ai dhe familja e tij, kërkon mbështetje në Uashington, që rasti i vëllezërve të tij të zbardhet deri në fund.

“Duke u siguruar që Presidenti Vuçiç mbanë premtimin e tij, fjalën që ka dhënë gjatë administratës së kaluar. Gjithçka që ka bërë është ka gënjyer me pretendime të rreme, ndërsa ai glorifikim dhe u ofron strehim kriminelëve të luftës. Në vend që t’i ndëshkojë dhe t’i sjellë ata para drejtësisë, ai nuk bën asgjë. Është e turpshme për qeverinë serbe, për presidencën dhe trashëgiminë e tij.”

Me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi, në korrik të këtij viti qeveria amerikane përsëriti kërkesën ndaj autoriteteve serbe për hetime të plotë, ndërsa shtoi se gjetja dhe vënia para drejtësisë e kriminelëve është përparësi e marrëdhënieve ShBA-Serbi.

 

Zoti Bytyqi u bëri thirrje palëve të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi që të jenë më të zëshëm për këtë çështje.

“I bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që të caktojnë kufijtë. Të mbajnë Serbinë përgjegjëse për krimet që kanë kryer gjatë luftës. Serbia duhet të sjellë drejtësi për familjen time dhe për të gjithë prindërit, që kanë humbur të dashurit e tyre. Ende 1 mijë e 600 persona figurojnë sitë zhdukur . Serbia e di se ku janë. Por Presidenti Vuçiç jep premtime boshe tek qeveria amerikane”, tha zoti Bytyqi.

Më pas foli Arbana Xharra , gazetare, aktiviste e guximshme për të drejtat e njeriut dhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar të Grave të Guximshme, të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në vitin 2015, këtë çmim e kishte fituar Arbana Xharra, ish kryeredaktore e gazetës “Zëri” në Prishtinë për “raportimet e saj mbi ekstremizmin fetar dhe ndikimin e tij në shoqëri”.

Ida Sefer, tha se në Aleancën për Siguri dhe Drejtësi, ajo ndërthur pasionin e saj për drejtësinë dhe të dhënat në rolin e saj si menaxhere e uebit dhe e të dhënave.

“Unë jam një e mbijetuar e gjenocidit në Bosnje dhe Hercegovinë, që i kam kushtuar një pjesë të madhe të jetës time studimit dhe ndarjes së historisë së Ballkanit dhe dhunës në përgjithësi”, tha ajo.

Ariana Elezaj – Anëtare i Bordit të AAWO – Motrat Qiriazi, foli në emër të kësaj shoqate të Grave Shqiptare në Amerikë, si aktiviste e palodhur e të drejtave të grave shqiptare në SHBA.

Përveç tyre folën edhe ata që kandidojnë për poste politike në shtetin e New York-ut. Vedat Gashi, që po kandidon për Bordin e Ligjvënësve në Kontenë Westchester dhe David J. Tubiolo legjistër i Distriktit 14, Mount Vernon,.

Gashi shprehu solidarizimin e tij me manifestimin.

Foli dhe Tanya Domi – Ndihmës Profesorësh Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Shkollën e Universitetit Kolumbia për Çështje Ndërkombëtare dhe Publike

Wiola Rebecka, psikoanaliste e Shoqatës Ndërkombëtare Psikoanalitike, një anëtare e diplomuar e Institutit të Grave për Terapinë në NYC, anëtare e bordit të Womenchapter International, këshilltare klinike e Qendrës Kosovare të Rehabilitimit për Viktimat e Torturës, tregoi se ajo ka bërë edhe një libër mbi përdhunimet të historisë së turpit të të mbijetuarve

Ku autorja e projektit Përdhunimi një histori turpi, i realizuar nga Qendra e Terapisë së Grave në Institutin e Grave NYC, tregon eksperienca afatgjata duke punuar me traumat e dhunës seksuale; ku ajo si mjeke, punon me PTSD dhe me pasoja afatgjata të dhunës seksuale gjatë luftës.

Wiola Rebecka tregoi përvojat e saj personale familjare/ puna e saj e frymëzuar nga Holokausti.

Natalia Fernandez , senatorja e Shtetit (NYS) tha se ajo sot u bashkua me Rally for her Justice, për të dalë në protesta në luftën kundër padrejtësive të bëra ndaj motrave tona ballkanike.

“Dhuna, seksuale është një shkak i padrejtë i luftës për gratë anembanë botës dhe këto krime lufte nuk mund të lihen pa u ndëshkuar. Trupat tanë nuk janë armë në luftërat tuaja!", tha senatorja e shetit te Nju Jorkut, Natalia Fernadez.

Berina Kadribeg - Aktiviste e komunitetit boshnjak që jetoi gjenocidin boshnjak. Avokate e të Drejtave të Njeriut dhe Shkencëtare

Këshilltari Mark Gjonaj i cili drejtoje këtë proteste u shpreh se sot, këtu, me ju, jemi të bashkuar si kurrë më parë. Më e fortë se sa kemi qenë më parë, në përpjekjen tonë për drejtësi.

Fjala e plotë Mark Gjonaj :

Mirëdita, komunitetet kroate, boshnjake dhe shqiptare të Amerikës. Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve. Nuk ka vend tjetër që do të preferoja, të isha sot, për veçse këtu, me ju, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë më parë, në kërkimin tonë për drejtësi.

Tre vjet më parë, në prill 2019, udhëtova në Prishtinë dhe isha krenar që isha pjesë e tubimit “Për Heroinat”, një ngjarje për të nderuar mbi 20,000 të mbijetuarat që u sulmuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë, dhe për të rritur ndërgjegjësimin për krimet e pandëshkuara të luftës serbe. Isha vërtet i përulur kur takova një Heroinë, dikë që theu heshtjen dhe tabunë dhe foli për veten dhe ata që nuk kanë zë.

 

Dikush që është një emblemë në kërkimin e drejtësisë, një aktiviste për të drejtat e grave dhe një luftëtare

- Vasfije Krasniqi Goodman.

 

Atë ditë bëra një premtim se do të luftoja me të dhe të tjerët kundër krimeve të pandëshkuara të luftës serbe jo vetëm në Kosovë por në mbarë Ballkanin.

Dy vjet më parë ne ishim këtu duke protestuar dhe filluam tubimin për drejtësinë e saj. Tubimi dhe e gjithë mbështetja juaj i dha zë një tjetër të mbijetuari – një tjetër guximi dhe gruaja e fortë Shyrete Sulimani.

Ne shpresojmë që ky tubim t'u japë zë më shumë të mbijetuarve.

Disa mund të mendojnë se luftërat në Ballkan kanë mbaruar. Por për gati 70,000 të mbijetuarit e dhunës seksuale në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, lufta nuk mbaroi kurrë. Për ta vazhdon, edhe sot e kësaj dite.

Dekada më vonë, ata zgjohen çdo ditë, duke e ditur se autorët e këtyre krimeve të tmerrshme të luftës ecin përreth, duke shijuar përfitimet e jetës, duke menduar se u shpëtuan me krimin më të egër kundër njerëzimit, përdhunimin.

Serbia vazhdon t'i mbrojë, punësojë dhe lavdërojë këta kriminelë dhe frikacakë.

Në fund të luftës së Kosovës në vitin 1999, tre shtetas amerikanë, vëllezër, u torturuan dhe u vranë në stilin e ekzekutimit nga policia serbe dhe u hodhën në një varr masiv në Serbi. Mbi 22 vjet më vonë, nuk ka përgjigje dhe drejtësi për vëllezërit Bytyqi.

Le t'i dërgojmë një mesazh me zë të lartë Serbisë dhe këtyre kriminelëve: koha juaj ka mbaruar!

 

Ditët tuaja janë të numëruara, ne po vijmë për ju, do t'ju gjejmë, dhe t'ju sjellë përpara drejtësisë për t'u gjykuar për krimet tuaja.

Së bashku, ne qëndrojmë me të mbijetuarit dhe viktimat. Më e fortë dhe më e përkushtuar se kurrë më parë. Me ta, ne nuk do ta ndalim kërkimin tonë derisa qeveria serbe të sjellë para drejtësisë secilin nga ata kriminelë. Ne do të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për ta detyruar qeverinë serbe të bëjë gjënë e duhur dhe morale.

 

Për të gjetur këta frikacakë, për të ndjekur penalisht këta kriminelë dhe për të bërë dëmshpërblim për të gjitha viktimat.

Për shkak se Serbia refuzon të pranojë, të kërkojë falje, duhet të ndjekë penalisht dhe të bëjë kthimin e të humburve, ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar ta bëjë këtë.

Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Kombeve të Bashkuara dhe komuniteteve ndërkombëtare dhe liderëve tanë që të veprojnë tani.

Dje, iu bashkova Vasfije Krasniqi Goodman dhe Ilir Bytyqit për të vazhduar avokimin tonë dhe për të luftuar për drejtësinë që kaq shumë nga njerëzit tanë e meritojnë, në senatin dhe kongresin amerikan, departamentin e shtetit.

U takuam me liderin e shumicës në Senat, Chuck Schumer, një mik i dashur i shqiptarëve, i cili më kërkoi t'ju them të gjithëve se ai qëndron me ne në luftën tonë për drejtësi.

Po ashtu me ne është edhe Kongresmeni Lee Zeldin, sponsor i rezolutës së vëllezërve Bytyqi në Kongres, Zyra e kongresmenit Gregory Meeks kryetar i komitetit të punëve të jashtme, Zyra e Kongresmenit Bill Keating Kryetar i Nënkomitetit për Evropën, i cili sot ka një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor duke dëshmuar ku do të jetë edhe Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretar. Zyra e Kongresit Dina Titus Anëtar i komitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme dhe i Nënkomitetit për Evropën,.

Kongresmeni Ritchie Torres, Bashkëkryetar i Grupit të Grupit Shqiptar, në Kongres, së bashku me Kongresmeni Adriano Espaillat dhe Kongresmeni Joe Morelle.

Të gjithë kërkuan që t'ju bëj të ditur se ata qëndrojnë me ne në luftën tonë për drejtësi. Ata do të bashkohen për të qenë një zë për at që nuk kan zë, të mbijetuarit dhe viktimat

Keshilltari Mark Gjonaj më tej tha se :

Gjatë viteve të fundit ne kemi parë skena alarmante dhe për shkallëzuese të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit me qendër në Beograd.

Secila prej këtyre rasteve janë vetëm manifestimet më të fundit të asaj që tashmë është bërë politika e deklaruar e qeverisë në Beograd për të minuar rendin rajonal të sigurisë. Ky nuk është më shumë se një rifillim i projektit të epokës së Millosheviqit “Serbia e Madhe”, i cili çoi në dhunën më të keqe dhe mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vëmë re gjithashtu se të gjitha aktivitetet irredentiste të Serbisë deri më sot kanë ardhur me mbështetjen e qartë të Federatës Ruse.

Moska ka vendosur në mënyrë aktive inteligjencë dhe mjete parakriminale në të gjithë rajonin për të përshkallëzuar më tej tensionet.

Image
“Marsh për drejtësinë e saj”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat