Triatleti shqiptar Chris Nikiç, vendoset në reklamat kryesore në posterat e dyqanit ADIDAS në New York

Amerika

Triatleti shqiptar Chris Nikiç, vendoset në reklamat kryesore në posterat e dyqanit ADIDAS në New York

Nga: Beqir Sina, New York Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 21:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Posteri reklamues i Triatletit special i Olimpiadës, shqiptaro amerikanit që jeton në Florida Chris Nikiç, vendoset në një kornizë të madhe xhami, dhe është pjesë e murit të reklamave në posterat e dyqanit të firmës ADIDAS në qendër të New Yorkut.

Chris Nikiç, i cili bëri histori vitin e kaluar, dhe u bë personi i parë me sindromën Down, që përfundoi Triathlon Ironman, duke shtuar listën e tij të arritjeve, edhe muajin e kaluar me përfundimin me sukses në Maratonën e Bostonit, ka marrë më shumë vemendje këto ditë në metropolin e botës, New York City, qytetin e reklamave, me një poster reklamues të dyqanit më të madh të artikujve sportiv ADIDAS,(46th dhe Madison Ave).

Është, shumë e zakonshme që tregtarët të përdorin postera në fushatat e tyre reklamuese, me mjekët e personazhe të famshme, sportistët, stilistët dhe artistët, në mbarë botën, ku konkurrojnë në bukurinë, efikasitetin dhe origjinalitetin e veprave dhe kryeveprave të tyre, por e rallë dhe e paparë ndonjër, që ndonjë kompani nga më të mëdhat në botë, të artikujve sportivë, të ketë edhe një Shqiptar. Madje një i ri, atletët me aftësi të kufizuara intelektuale(sindromën Down).

Një anëtar i familjes Nikiç, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Facebook, sot para Maratonës së NYC, se ai ishte jashtëzakonisht i gëzuar kur ka parë në dyqanin e artikujve sportivë Adidas, në New York City, nipin e tij, vendosur në poster reklamën të murit në hyrje të dyqanit ADIDAS.

"Jam jashtëzakonisht krenar që nipi im Chris Nikiç, u "mirëprit" me shumë ngrohtësi në dyqanin "Adidas" në 46th dhe Madison Ave, me dy postera të mëdhenj të Triathlon Ironman,Chris Nikiç, brenda dhe jashtë dyqanit të tyre kryesor." shkruajti ai.

Triatleti special i Olimpiadës, që jeton në Florida Chris Nikic, kështu vazhdon t'i tregojë botës se atletët me aftësi të kufizuara intelektuale(sindromën Down) mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, nëse atyre u jepet vetëm shansi, ka thënë rubrika sportive e CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat