28 Nëntori: Prefektura Westchester - New York, ngriti Flamurin Kuq e zi

Amerika

28 Nëntori: Prefektura Westchester - New York, ngriti Flamurin Kuq e zi

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 26 nëntor 2021 Në ora: 06:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria turke.

Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Ekzekutivi i kontesë Westchester County në New York, George Latimer, iu bashkua sot një grupi të anëtarëve të komunitetit shqiptar në këtë prefekturë, për të ngritur flamurin Shqiptar në shtizën e lart në parkun « Ridge Road Park » në Hartsdale.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe miku i shqiptarve David J. Tubiolo, Ligjvënës i Qarkut të Distriktit 14, i cili mbulon pjesë të Yonkers dhe Mount Vernon.

Me këtë rast Guvernatori Latimer, lëshoi një Proklamat, ku thuhet se « Nëntori është Muaji i Trashëgimisë Shqiptare, i cili feston Shpalljen e Pavarësisë së vendit të tij si një komb i lirë dhe sovran që daton në 28 nëntor 1912. »

Latimer, tha: “Ne duam të vëmë në pah me këtë ditë, kontributet e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare jo vetëm për këtë komb, por për Westchester County. Është kaq e rëndësishme të njohim komunitetin tonë shqiptarë dhe t'i duartrokasim për atë që sjellin në Westchester County, një trashëgimi e pasur dhe e larmishme që na lidh të gjithëve. Ruajtja e identiteteve tona kulturore dhe etnike na ndihmon të gjithëve të bëhemi qytetarë më të mirë dhe kjo forcon edhe prefekturën tonë.”

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat