28 Nëntori: Kisha katolike “Zoja e Shkodrës” Meshë dhe Flamurin kuq e zi në Kambanaren e Kishës

Amerika

28 Nëntori: Kisha katolike “Zoja e Shkodrës” Meshë dhe Flamurin kuq e zi në Kambanaren e Kishës

Nga: Beqir Sina, New York Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Hartsdale – New York , 28 nëntor 2021 – Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtuan me krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria turke.

Më 28 nëntor 1443 heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.

Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Dita e shpalljes së Pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari dhe për vlerat që përmban e rrezaton Flamuri Shqiptar.

Kujtimi i kësaj date na çon në 28 Nëntorin e 1912-tës, duke na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë vjetëve e shekujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim e me përkushtim, bindje punuan dhe flijuar gjithçka, madje edhe jetën për atë Ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kuq e Zi.

Në ora 1 të mesdrekës u dha Mesha e shenjtë kushtuar Ditës së Flamurit, dhe dëshmorëve tanë dhe amerikan të të gjitha kohërave, nga famullitari,Dom Pjetër Popaj, dhe Meshtarin e Braticës & Kullmozë, Don Gabriel Grabanica - Markmhill.

Nga altari, i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës – Dom Pjetër Popaj – pohoi se “kjo dite është një ditë fatlume është dita më e shejtë e kombit shqiptarë”.

Në meshë – mbasi ai foli për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptarë, ai i dha një rëndësi të madhe asaj se çfarë simbolizion flamuri i një kombi dhe përkujtojë, disa nga ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve, për liri e pavarësi.

Kurse, duke folur për flamurin dhe simbolet tij – ai ka përmendur gjakun e dëshmorëve që ranë për atë flamur – shqiponjën më dy krena dhe ngjyrat kuq e zi.

Dom Pjetri, pohojë se s'bashku po kremtojmë festën e madhe mbarëkombëtare, 28 Nëntorin- datën e momenteve më krenare të historise sonë kombëtare, pra:

– 28 Nëntorin e ngritjes së flamurit në Krujë me 1443 nga heroi ynë legjendar Gjergj Gjon - Kastrioti

Flamurin e Gjergj Kastriotit në Bratile të Deçiqit më 6 Prill 1911 i cili ishte një shkëndijë pararendëse e Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntorit 1912

Dhe ditën më fat-lume për gjithë kombin shqiptarë – 28 Nëntorin 1912 atë të ngritjes se flamurit në Vlorë nga Ismail Bej Qemali, me rastin e shpalljes së bashkimit dhe pavarësisë se trojeve tona etnike, me 1912, dhe lirinë e shqiptarëve mbas një pushtimi 500 vjeçar të perandorisë ortomane tuke.”

Më pastaj vijuan aktivitete të ndryshme të cilat kulmuan me ngritjen e flamurit kuq e zi në kumbonën e kishës.

Me emocione të papërshkruara. është përjetuar momenti i ngritjes së flamurit kuq e zi, i shoqëruar me hymnin tonë kombëtar, kënduar nga të gjithë pjesëmarrësit luajtur në piano nga mjeshtri Agim Kola.

Ngritjen e flamurit në oborrin para kishës – kompanjelin e Kishës Zoja e Shkodrës ku është i vendosur edhe monumenti i Nana Tereses, u bë nga një grup fëmijësh të veshur me kostumet popullor.

Moderatoti i programit ishte z. Mhill Velaj, përshëndeti auditorin, dhe falenderoi Dom Pjetrin për këtë organizim e të papërsëritshëm - të cilin Kisha Katolike " Zoja e Shkodrës e mban prej dekadash.

Folësi i rastiti, ishte Prof. Gjon Frani Ivezaj, i cili foli mjaft në detaje për ata që i parapriu datës së 28 Nentorit 1912, si dhe për vetë ngjarjet e 28 Nëntorit në periudha të ndryshme.

Më pas ka folur Dr. Pashko Camaj, ne emer të Federatës PanShqiptare Vatra.

Poetët Nosh Camaj dhe Mëhill Velaj recituan poezi dedikuar kësaj feste të madhe kombëtare, Flamurit kuq e zi.

Grupi “Rozafati”, me koregografen Angjelina Nika, veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare” në Qendrës Kulturore Nëna Terese, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës(Photo credit Leonard Berishaj)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat