Gjeneral Abaz Kupit, mbretëror, legalistë, dhe patriotët shqiptarë u përkujtua në 46 vjetorin e ndarjes nga jeta!

Amerika

Gjeneral Abaz Kupit, mbretëror, legalistë, dhe patriotët shqiptarë u përkujtua në 46 vjetorin e ndarjes nga jeta!

Nga: Beqir Sina Më: 10 janar 2022 Në ora: 17:42
Pelegrinazhi i përvjetëshëm tek varri i Abaz Kupit

Kew Gradens - Queens NY : U zhvillua pelegrinazhi i përvjetëshëm tek varri i Abaz Kupit, në varrezat publike "Maple Grove Cementry" në Kew Graden - Queens- New York. Dhjetra pjesmarrës, ashtu siç e kanë bërë traditë, edhe këtë vit vazhduan të përkujtojn Abaz Kupin, Me këtë rast ata u mblodhën për të përkujtuar 46 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, burrit që në krye të trupave të Mbretit Zog, bëri rezitencën, e parë historike, duke i zbardhur në këtë mënyrë faqen, Shqipërisë, më 7 prill 1939.

Monarkistët, legalistët, demokratët, patriotët dhe atdhetarët në komunitetin shqiptarë, me këtë gjest simbolik, thanë se për 46 vjet, e patën Abaz Kupin frymëzimin e tyre. Ata theksuan se arritën që me anë të kësaj veprimtarie, të vënë në pahë vlerat e mëdha dhe meritat e Kupit, në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Me pelegrinazhin e përvjetëshëm, ata vlersuan dhe i bënë nderime, figurës së këtij tribuni të nacionalizmit shqiptarë, por dhe figurave të tjera kombëtare, të cilat vdiqën në mërgim, por që rregjimi i Tiranës, i atemoi, i mbuloi me pëlhurin e harresës, dhe i mohoi me pa të drejt për më se gjysëm shekulli.

Kryetari i degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit në Nuj Jork, z. Hakik Mena, drejtojë solemnitetin e 46 vjetorit të vdekjes së Abaz Kupit. Në Homazhin tradicional, që u zhvillua pranë varrit të tij, mesditën e së dielës, varrezave publike "Maple Grove Cementry" në Kew Graden(Queens), tha se "Jemi mbledhur në kë tubim, për të kujtuar Abaz Kupin, i cili është dhe do të mbetet, një nga ata shqiptarët e vërtet , simbol i rezitencës kombëtare, i burrërisë, dhe i nderit të familjes së tij."

Ceremonia, u hap me një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e Abaz Kupit dhe të gjithë të rënët , për liri, pavarësi e demokraci.

Fjalën kryesore, kreu i legalistëve në SHBA, Hakik Mena, ja dha mbesës së Kolonel Xhemal Laçit, një nga figurat më pikante mbretërisë shqiptare në mërgim, dhe organizatës Lëvizja e Legalitetit, profesores nga Shkodra, Leonora Laçi, studiuese, shkrimtare dhe publiciste autore e librit "Emigracioni Politik Shqiptar Ne Vitet 1944-1955”.

Në fillim të fjalës së saj Laçi, tha se ndjehem e nderuar nga ftesa juaj në përkujtimin e figurës së Gjeneral Abaz Kupit, si pararojësi i parë që i bëri ballë pushtuesve italianë në Durrës me 7 prill 1939.

Ajo kujtojë se historia e ka bërë pjesë të pandashme të saj veprimtarinë e tij dhe të shumë nacionalistëve të tjerë, që nuk u kursyen për hirë të atdheut. Duan apo nuk duan historianët shqiptarë atyre i duhet dhënë haku. Unë ndjej krenari që në gjirin tonë familjarë kemi pasur një figurë intelektuale që i përket mërgatës së vjetër si kolonel Xhemal Laçi.

Është e pashmangshme të mos emocionohem teksa ndodhem në vendin ku ata gjetën lirinë. Ky vend i dha lirinë e munguar, edhe pse ishte liri e cunguar sepse shumë nga ata shqiptarët e vjetër fituan lirinë personale por familjet e tyre provonin torturat e regjimit komunist në Shqipëri.

Meqënse, figura e Abaz Kupit, është edhe një nga figurat qëndrore të nacionalizmit shqiptar në mërgim, ajo kujtojë edhe pyetjen në një intervistë të Bota Sot, në një nga pyetjet që i ishte bërë asaj se pse zgjodhi pikërisht diasporën politike shqiptare në studimet dhe shkrimet e saj?!

Përgjigjen që i dhash dua ta ripërserisë, edhe në këtë përkujtimore për Abaz Kupin, tha Laçi, sepse lidhet shumë me këtë figure të madhe të nacionalizmit shqiptar në mërgim dhe luftës dhe përpjkeve titanike në diasporë për liri e demokraci në Shqipërinë kumoniste, çlirimin e Kosovës, dhe lirinë e të drejtat e shqiptarve në trojet e okupuara shqiptare –

“Ka shumë arsye se pse unë kam zgjedhur pikërisht diasporën. Dita ditës më mundon fakti se si diaspora është shkrirë për atdheun, intelektualëve më të zotë të pas Luftës së Dytë Botërore i pushojnë eshtrat jo të qetë nëpër dhena të huaja. Personalitete të ndryshme të diasporës patën kundër, një sistem të tërë dhe mekanizmat e tij, e nga ana tjetër patën kundër përplasjet e jetës nëpër botë e nganjëherë dhe bashkatdhetarët e vet, por sërisht nuk u demoralizuan, shkruan, botuan revista, libra, krijuan organizata, ngritën zërin në diplomacitë e huaja për gjendjen e Shqipërisë.

Kam plotë personalitete frymëzues për mua. Këto ditë pata në dorë numra të ndryshëm të Revistës Jeta Katholike e botuar në Nju York që filloi publikimin që në fund të viteve ’60, ku përmes artikujve të Mons. dr. Zef Oroshit arrita të kuptoj se sa e vështirë ishte për te të ngrinte Kishën e Parë Katolike Shqiptare. Në sediljen e mbrapme të makinës udhëtonte me të dhe makina e tij e shkrimit sepse nuk kishte zyrë për të shkruar artikujt, studiot e zyrat e para të përpunimit të revistës iu bënë bodrumet e dashamirësve.

Mons. dr. Zef Oroshi shkroi në disa numra rreshtë të revistës listen e emrave që kontribonin për ngritjen e kishës shqiptare, ku kishte dhe vëllezër myslimanë që nuk u kursyen, ai shënoi çdo qindark që jepej, madje e vlerësoi së tepërmi kontributin e vëllezërve myslimanë, të cilët kishin filluar nga ana tjetër të bënin përpjekjet për ngritjen e Xhamisë së Parë në Nju York (e ngritur nga Imam Salih Myftija), dhe ai shpreh mërzi për faktin se shqiptarët katolik nuk po ishin në gjendje t’i mbështesnin ata për ngritjen e xhamisë. Dhe kur sheh figura të tilla si Mons. dr. Zef Oroshi apo Imam Salih Myftia që ndonëse familjarët e tyre dergjeshin burgjeve dhe internimeve këta kontribuonin për të mbajtur gjallë frymën kombëtare.

A nuk e meriton Mons. dr. Zef Oroshi një monument në oborrin e Kishës Zoja e Shkodrës në Nju York si vlerësim për kontributin e tij ?! A nuk e meritojnë nderimin këto figura të diasporës si; Mons. dr. Zef Oroshi, Dom Anton Kçira, Imam Salih Myftija, Fuad Myftija, Fran Sokoli, kolonel Xhemal Laçi, familja Mulosmanaj, Nderim Kupi, Baba Rexhepi, prof. Arshi Pipa, Imam Vehbi Ismaili, Imam Isa Hoxha, Ndrec Gjergji, Zef Berisha, Ramiz Dani, etj, ?!

Leonora Laçi, studiuese, shkrimtare dhe publicist, e mbylli fjalën e saj duke ju drejtuar Familjes Kupi, mbretërorve, legalistëve, atdhetrave e patriotve shqiptar në SHBA, : “ Ju sot po nderoni veten tuaj duke nderuar figuren e Gjeneral Abaz Kupit, po i mësoni fëmijëve tuaj historinë e Shqipërisë dhe se ç’është kujtesa historike e rendësia e saj.”

Kryetari i Partisë të Lëvizjes së Legalitetit për SHBA, z. Hakik Mena, lexoi letrën përshëndetëse të dërguar me këtë rast nga Kryetari i PLL në Shqipëri, Prof. Shpetim Axhami, i cili pershendeti aktivitetin perkujtues rreth figures se Gjeneral Abaz Kupit te organizuar nga Familja Kupi, dhe legalistet ne SHBA.

Në fillim të letër – përshëndetjes, kreu i legalistëve në Shqipëri, shpreh nderin në emrin tij, dhe në emër të Kryesisë së PLL , qëtë pershëndes tubimin e përvitshëm të organizuar në nderim të figures të heroit tonë kombetar, udhëheqësit të rezistences antifashiste me 7 Prill 1939, krijuesit të OKLL dhe besnikut për gjithmone te Mbretit Zog I, Gjeneral Abas Kupit.

Ai shkruan se : “Paraardhësit tanë nacionalist, mbretëror, legalist të organizuar nëpërmjet Partisë Lëvizja Legaliteti në Amerikë kanë mbajtur gjalle frymen mbreterore-zogiste dhe kanë kontribuar jo pak për çeshtjen kombëtare pēr vite me radhë gjate diktaturës më të egër komuniste të vendosur ne Shqiperi pas vitit 1944.

Sot, përsëri duket qartë se ne, pasardhësit e atyre siç ishte edhe Abas Kupi, duke i kujtuar këto figura kombëtare jemi ata që mendojmë dhe të bashkuar mund e duhet të kontribojmë që ideali dhe kauza e tyre të bëhet realitet, e për këtë mundësitë dhe hapsirat tani janë më të mëdha.

Jemi ne ata, si pjesa më e shëndoshë e së djathtës, pjesa e trashigimnisë më fisnike, patriotike dhe intelektuale që nëpërmjet programit dhe kausës tonë kemi ditur të qeverisim e të bëjmë shtet.

Prandaj, sot, më shumë se kurdoherë tjetêr duhet të bashkojmë çdo potencial tonin për të i ardhë në ndihmë vendit dhe kombit për ta nxjerrë nga kolapsi dhe tranzicioni i gjatë që e ka mbërthyer jo vetëm me një nivel të ulët ekonomik e të pa integruar, por më fatkeqja eshtë se Shqipëria po zbrazet dhe po plaket e bashkimi kombtar po duket larg.

Ajo që ju organizoni çdo vit duke perkujtuar figuren e Gjeneral Abaz Kupit, na nderon të gjitheve, na bën optimist, na jep kurajo dhe na motivon në punën tonë të përditshme për të bërë atë që ne na takon sot në ditë paqe e jo në ditë lufte e diktature si edhe të parët tanë e bënë me6 nder e sakrificë.

Kjo merr vlera të vecanta, aq më teper duke ditur se kush ishte Abaz Kupi dhe roli ka luajtur Ai përgjate gjithe jetes së Tij, në interes të kombit shqiptar.

Aty ku e kerkonin intersat e kombit, aty gjendej gjeneral Abaz Kupi.

Deri ne 1924, gjatë viteve më të turbullta ku vendi ynë gjendej, Abaz Kupi mori pjese aktive në të gjithë luftrat kundër okupatoreve që donin tjetersimin e trojeve tona kombëtare.

Deri ne 1939 sherbeu si komondant xhandarmarie duke u berē besnik në vendosjen e rendit dhe shtypjen e kryengritjeve antikombetare me frymë bolshevike e të iniciuara nga qarqe të errta antishqiptare, organizuara këto kunder qeverisjes të Mbretit Zog.

Me 7 Prill 1939 nën besimin e Mbretit Zogu I organizoj rezistencën ndaj okupatorit fashist, duke treguar se kush ishte në të vertete qendrimi i mbretërisë shqiptare ndaj këtij pushtimi të zi që ndryshoj për keq fatet e Shqipërisë e të shqiptarve.

Gjate LDB bashkë me forcat e tij kerkonte nje bllok të perbashket antipushtues kombetar kjo duke qenë fillimisht një ndër organizatirët kryesorë të Konferencës së Pezës e më vonë organizatir dhe ndermjetës kryesor i Marreveshjen e Mukjes.

Tradhetia që ju bë kesaj marreveshje prej komunistëve me nderhyrjen e jugusllaveve duke e kthyer luftën çlirimtare në luftë civile kunder nacionalistëve e kjo vetëm për pushtet, beri që Abaz Kupi të vazhdonte luften nen direktivat e focave aleate.

Duke u nisur nga kjo, nën frymen e Triumfit tē 1924, Abas Kupi, s’bashku me shumë nacionalist e patriot të tjerë, krijoj në Nentor të vitit 1943 formacionin politiko-ushtarak OKLL sot PLL.

OKLL kërkonte, veç të tjerave, në programin e saj një Shqipëri etnike me Kosovë e Çamëri, mbret e mbeshtetje tek forcat perendimore aleate.

Pas LDB, dihen pasohat dhe si rrodhën ngjarjet, Abaz Kupi në ekzil i ka qendruar gjithmonë besnik Mbretit Zog dhe filozofise zogiste, ku gjithe kontributin dhe mundin e Tij ja kushtoj “Levizjes Legaliste” dhe programit të saj.

Abas Kupi mbetet me të drejtë kryetar i perhershem i PLL, Ai ishte aktivist i Komitetit “Shqiperia e Lire “ dhe president i projektit “Valualba” etj .

Familja e Abaz Kupit, u persekutua e u internua nga regjimi komunist, por qëndroj e fortë e me dinjitet pa i’u nënshtruar asnjëherë ndaj këtij regjimi antikombetar diktatorial serbo-sllav.

Me mirkuptimin tuaj, po e mbyll këtë përshëndetje për ju pasi sado dhe çfardo të themi në lidhje me figurën e Abas Kupit përsëri ngelet shume pa thenë për kush ishte dhe çfarë vlerash kishte Abaz Kupi, si atdhetar e nacionalist dhe sa e rendesishme ishte figura e Tij si mbreteror-zogist-legalist.

Respekte dhe mirënjohje për organizatorët e këtij tubimi dhe gjithashtu falenderime për punen dhe ndihmën tuaj si drejtues dhe përfaqêsues të Partisë Lëvizja e Kegalitetit SHBA.

I përjetshëm kujtimi i Gjeneral Abas Kupit.Perzemersisht në emër të Kryesise së PLL Kryetar Shpetim Axhami.

Në fund para fotografisë përkujtimore, sipas traditës, ky pelegrinazh historik i atdhetarve dhe patriotve shqiptar, që mbahet për 46 vjet, u përshëndet dhe faleminderojë me këtë rast të gjithë pjesmarrësit në emër të familjes Kupi, nipi i gjeneral Abaz Kupit, djali i Fatbardh Kupit, zoti Sokol Kupi.

I cili në emër të familjes së tij, familjes Dani, dhe Çupi – Gjergji, ka nënvizuar se ” Shqipëtarët, sot po kalojn një fazë, e cila për gjithë historinë e saj nuk ka pasë një shnacë të tillë – që edhe Kombi ynë të bashkohet – ngase edhe në krah ne kemi edhe aleatët tanë më të fortë, aleatin dhe mikun tone, të kahershëm e cila fillon me Mbretin e shqiptarve, Zogu i I, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Më pas familja Kupi, dha një pritje përkujtimore në një nga lokalet e qytetit Queens – New York

Sekretari përgjithshëm i Lidhjes së Prizerenit në SHBA, zotin Tom Mrijaj autor i disa librave, autobiograf i njohur i disa figurave të shquara të disporës,e përshkroi në fjalën e shkurtër në pritjen përkujtimore figurën e Abaz kupit, “Si simbol të bashkimit kombëtar”

Mrijaj tha se : “Tue e perkujtue Gjeneral Abaz Kupin, strategun e shumë luftëtarëve dhe takimeve në nivele kombëtare, mbahet gjallë fryma e Levizjes së Legalitetit, të cilës i prini i pari qysh në ditët e para të themelimit të saj.

Gjeneral Kupi ishte gjithmonë njëri i BASHKIMIT. Më kujtohet një takim në shtëpinë e Kapidanit të Mirditës Ndue Gjonmarku ku ishin të pranishëm mons.dr.Zef Oroshi, prof.Zef Nekaj, i cili udhëton cdo vit nga Kalifornia per t’i kalue pushimet me miqtë e tij këtu në Nju York. Profesor Nekaj ia drejtoi një pyetje Kapidan Ndues, si u bë kështu që as në mërgim s’mund u bashkuem?!

Kapidani u përgjigj:- “Të gjitha partitë ishim të bashkuara përpos Ballit Kombëtar, i cili na theu krahun, këtu veçoi Hasan Dostin, i cili nuk ra dakort me neve. Para shumë vitesh Mbreti Zog nga Aleksandria e kishte derguar Abaz Kupin që të ndërmjetësoi për BASHKIM. Baba im Kapidan Gjoni I tha: “Na jemi të bashkuem sin ë atdhe edhe këtu pos Ballit, që drejtohet nga Hasan Dosti, nuk e kishim këtë problem ma parë me Mithat Frashërin.

Profesor Nekaj u gëzue kur Kapidani i tha: “Abaz Kupi ishte gjithmonë njeri i BASHKIMIT, njeri me orë, sepse ai kishte gjithmonë kandarin e drejtësisë, iu parapriu shumë luftëtarëve ku doli fitues, sepse më vehte kishte drejtësinë dhe ndihmen e Zotit.”

Aktivisti i njohur dibran, Agron Damzi, i cili mori pjesë së bashku me Kryetarin e organizatës “Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi, dhe aktivistin Belul Çoku, duke pëshëndetur pelegrinazhin e përvjetëshëm në përkujtim të Gjeneral Abaz Kupit, tha se :

“Jam i nderuar që me jepet rasti të flasë në nderim të njërit prej atëdhetarve më të mëdhenjë të kombit tonë gjeneral Abaz Kupin – njeriun që nuk kurseu asgjë duke treguar gjithë botës se Shqipëria nuk dorëzohet, atij që me rezistencën e tij dhe bashkëluftërave të tij iu përgjigjë me pushkë pushtimit fashist, dhe mbolli farën e nacionalizmit shqiptar, atë që nëpërmjet jush po e trashëgoni jo vetëm e me emrin e Abaz Kupit, stërnipit të tij, por edhe me flakadanin e zjarrit të lënë ndezur për ne të gjithë atdhetarët e patriotet gjithëshqiptar”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat