14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Besim Malota "Major dite i Qytetit Waterbury"

Amerika

14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Besim Malota "Major dite i Qytetit Waterbury"

Nga: Beqir Sina - New York Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:39
Besim Malota, "Major dite i Qytetit Waterbury"

Gjatë një festimi në Bashkinë e qytetit Waterbury- Connecticut, të Ejeten në mëngjes për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u bë ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës. Ndërsa si kryetar nderi i komunës për këtë ditë, është nderuar me titullin Kryetar Nderi i Komunës të Waterbury-t! veprimtari i hershem i komunitetit shqiptar, vatrani i përkushtuar Besim Malota, nga Kosova.

“Unë isha krenar që ngrita flamurin tonë me nipin tim, Liam, në Bashkinë e Waterbury. Ishte një ditë e veçantë, që nuk do ta harroj kurrë, mbasi kjo ishte një ditë që më bëri krenar për të gjitha përpjekjet që populli ynë bëri për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Besim Malota, mbas marries se titullit të nderit “Honorary Kosovan Mayor of Waterbury”.

Ceremonia zyrtare e nderimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt dje (24 Shkurt 2022), e shoqëruar me ngritjen Flamurit të Kosovës para Bashkësisë së Qytetit të Waterburit në shtizën e lart në Grang Street.

Image
Besim Malota "Major dite i Qytetit Waterbury"

Zyrtar të qytetit, veprimtar, lider e klrerik të komunitetit shqiptar u mblodhën para ndërtesës së Bashkisë së qytetit të Waterbury, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dhe për të nderuar me këtë rast Besim Malotën.

Sipas njoftimeve në rrjetin social Facebook, gjatë ceremonisë kanë folur Imami Gazi Aga, Imam Endrit Hima, shkrimtari e poeți Mhill Velaj, dhe profesor Prend Qetta.

Besim Malota, ka lindur në Grabanicë të Komunës së Klinës. Ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1986. Nga Kosova është larguar në vitin 1983. Një kohë ka qenë në Gjermani dhe në Suedi, më vonë ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyeja pse u largua nga Kosova ai ka thënë, në një intervistë shkrimtares Anna Di Lellio:

Image
Besim Malota "Major dite i Qytetit Waterbury"

“Sepse isha i përndjekur politik, i arrestuar në Pejë për një kohë të shkurter pas demonstratave të vitit 1982, të organizuara në Klinë nga një grup nxënësish të gjimnazit Luigj Gurakuqi, me të cilët kam bashkëpunuar. Represioni i fort,i asaj kohe na bëri presion të gjithëve dhe shumë të rinjë e veprimtar u larguan nga vendlindja e tyre, për të mos qenë pjesë e atij sistemi që nuk ishte kurr për shqiptarët.”

Në vitin 1986 ai erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Këtu gjeta shqiptarë të organizuar në klubin kombëtar Jusuf Gërvalla, dhe iu bashkua menjëherë pas gjashtë muajsh, koheë kur u themelua shoqata Shpresa në Bruklin, nga një grup të rinjsh nga Kosova, dhe nga trojet e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Pas themelimit të shoqatës Shpresa, ka thënë ai isha sekretar i shoqatës për disa vite dhe kështu filloi veprimtaria e shoqatës Shpresa në vitin 1990.”

Image
Besim Malota "Major dite i Qytetit Waterbury"

Besim Malota ka qenë prej se kur erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për afro 4 dekada anëtar i përkushtuar i Federatës PanShqiptare Vatra- në Boston dhe New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat