SHBA/New York : Kandidati shqiptar për në Kongresin Amerikan, Emin “Eddie” Egriu - shpalli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet paraprake

Amerika

SHBA/New York : Kandidati shqiptar për në Kongresin Amerikan, Emin “Eddie” Egriu - shpalli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet paraprake

Beqir Sina New york Nga Beqir Sina New york Më 4 mars 2022 Në ora: 16:11
Emin “Eddie” Egriu

BUFFALO, N.Y.- Kongresmeni Brian Higgins do të ketë një tjetër sfidues për vendin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, për herë të dytë brenda partisë Demokrate në Buffalo -NY.

Egriu 12 vjet më parë shpresojë të sfidojë republikanen Louise Slaughter, 81 vjeç, e cila kandidonte për një mandat të 13-të, dy-vjeçar, në Kongres, në vitin 2014, por pa sukses qysh në garën e tij në parti.

Ai, u rrëzua pa hyrë në ballotazh nga gabimet me fletet e votimit pasi u përpoq të sfidonte  Louise Slaughter në zgjedhjet paraprake partia demokrate.

Megjithatë, Egriu kësaj radhe mendon se është më i përgatitur dhe beson te mbështetja e fushatës së tij nga votuesit duke ju bërë thirrje : «Së bashku ne mund të bëjmë gjithëçka! Çdo gjë është e mundur! 

Image
"Së bashku ne mund të bëjmë gjithëçka! Çdo gjë është e mundur!"

Ai e shpalli kandidaturën e tij zyrtarisht të hënën - për të vazhduar fushatën në zgjedhjet paraprake të Demokratëve për Distriktin e 26-të,të Kongresit Buffalo - Nju Jork.

Egriu, është përcaktuar si një aktivist shqiptar  i njohur në Buffalo, pikërisht në qytetin kufitar me Kanadan(Ujvara e Niagarës) aty ku ai me familjen e tij  jeton prej dekadash me kontribut ndaj të çështjes shqiptare.

Emin Egriu është vëllai i madh i luftetarit Naxhi Egriu, dëshmor i UÇK-së, i cili dy herë u ballafaqua me vdekjen.

Naxhiu si luftetar dhe patriot i çeshtjes se madhe kombetare shqiptare kreu detyren e shenjte duke u bashkangjitur ne rradhet e UÇK-së në Koshare për të shporrur pushtuesin e fundit serbofashist nga trojet tona autoktone shqiptare.

Në komunitetin e gjerë në Buffalo Emin (Eddie) Egriu njihet pothuajse nga të gjithë për bamirsi të madhe ndersa merr pjes duke ndihmuar me donacione familjet në nevojë.

Projektet e ndërtimit të Egriut kan passar vend të veçant ne shtypin lokal. Ato përfshijnë rinovime dhe ndertime: kisha lokale, xhami, sinagoga, shkolla, klinika, biznese dhe shtëpi.

Nderkohe,qe punëson mbi 50 punëtorë në kompaninë e tij në kulmin e sezonit të ndërtimit, ai ka qenë një Drejtor i Projektit dhe një instruktor për PUSH Buffalo (Njerëz të bashkuar për strehim të qëndrueshëm).

Image
"populist liberal kundër luftës"
Ai mbetet një sipërmarrës i zonës East Side  Buffalo, i cili e quan veten një "populist liberal kundër luftës" dhe mendon se Higgins nuk është mjaftueshëm liberal dhe i ka ardhur kola per te ikur» shkruan shtypi lokal.
Image
Pamje nga hapja e fushatës

Në një spot javën e kaluar në rrjetin social Fb, ai duke shpallur zyrtarisht kanidaturën e tij brenda partisë demokrate, zgjedhjet në Qershor, tha :"Ne po lëvizim qiramarrësit tanë nga një ndërtesë në tjetrën dhe po shkatërrojmë ata pronarë që kanë luftuar  për vite për të mbijetuar," .

Ndërkohë, duke u bërë  thirrje votuesve që t’a përkrahin ai i ka ftuar të gjithë të bashkohen me të, në garën fillimore  për Distriktin e 26-të.

 “Egriu for Kongres” :Ndërtimi i urave, në vend të mureve."

Emin "Eddie" Egriu, thotë se kësaj radhe është më i motivuar dhe me besim të plot se do të fitojë simbas tij. Kështu të paktën la të kuptojë tubimi elektoral i hapjes së fushatës së tij, ku ai pohojë se do të sfidojë kongresistin Brian Higgins, me pesë mandate, në zgjedhjet paraprake Demokratike që mbahen në fund të Qershorit.

Egriu, shkruan shtypi lokal që është 52 vjeç, dhe plot energji shpalli kandidaturën e tij në zonën elektorale East Side -(kantonin Erie), pranë kryqëzimit të rrugve Broadway dhe Bailey Avenue, ku ai tërhoqi vëmendjen e dhjetra mbështetsve.

Tubimi që shënoi dhe hapjen e fushatës së tij u mbajti  në Aqua Event Center të shtunën, më 26 shkurt 2022. 

Image
Pamje nga hapja e fushatës

Në ndërkohë në mesin e  atyre që e mbështesin atë, ishin disa personalitete me “peshë” në Bufalo, të cilët ai i faleminderojë në mënyrë të veçantë: “Dua t'ju falënderoj veçanërisht të gjithëve… por veçanërisht Qaliba Shabazz(Qubilah Bahiyah Shabazz është vajza e dytë e Malcolm X dhe Betty Shabazz), historianin Apostulli Robert Sanders, Dr. Eva Doyle dhe Pastor James Giles.

Ndërsa shpalosi platformën e tij të internetit për fushatën ai ju drejtua pjesmarrseve « Mezi pres t'i shoh të gjithë dhe së bashku mund të bëjmë një WNY më të sigurt, të barabartë, më të shëndetshëm për të gjithë.»

Eddie Egriu e prezantoi veten si një biznesmen, një emigrant dhe një progresist” Sot, jam i emocionuar dhe i përulur t’u njoftoj fushatën tonë për nominimin e Demokratëve në garën për të përfaqësuar distriktin e 26-të të Kongresit të Nju Jorkut! Ju drejtua ai dhjetra mbështetsve të tij.

Tani, shumica prej jush ndoshta as nuk e dinë këtë, por kjo nuk është pikërisht hera ime e parë në këtë! garë sfiduase për tju përfaqësuar ju në Capitoll Hill.

Por « hej » Buffalo, fjala "dorëzim" thjesht nuk është në fjalorin tim. Dhe, ju e dini se çfarë do të thotë kjo për mua... "Nëse në fillim nuk keni sukses, provoni ... provoni ... provoni përsëri!" 

"Unë kurrë nuk dorëzohem"

Dhe dua të gjej një moment për të reflektuar mbi kohën që ka kaluar që nga përpjekja jonë e fundit në 2020. Ka disa gjëra në vendin dhe komunitetin tonë që kanë ndryshuar që në atë kohë. Miirpo, tani ka disa gjëra që kanë mbetur të njëjta edhe sot, andaj unë besoj se ekziston një mirëkuptim i përbashkët mes njerëzve të Nju Jorkut Perëndimor se tani është koha që të fillojmë të presim më shumë nga udhëheqësit tanë politikë në çdo nivel.

Image
Pamje nga hapja e fushatës

Së pari, gjërat që kanë ndryshuar. Më duhet të filloj me atë që ka ndodhur në ditët e fundit në lidhje me pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës. I adresojë forcë, dashuri dhe lutje kombit dhe popullit të Ukrainës. 

Ata që dinë diçka për mua e dinë se unë jam fuqishëm kundër luftës: “Ajo që më thyen zemrën janë njerëzit krenarë dhe paqësorë të Ukrainës, që tani janë nën sulmin e një tirani të dhunshëm. Unë gjithashtu dua që komuniteti krenar ukrainas-amerikan këtu në Nju Jorkun perëndimor(Erie) të dijë se ju jeni gjithashtu në mendjen dhe lutjet e mia” tha ai.

Duke four për politikën actual, ai tha “Unë mbështes premtimin e Presidentit Biden për mbështetje ndaj popullit ukrainas dhe vendosjen e sanksioneve të ashpra ekonomike kundër Presidentit Putin dhe Federatës Ruse. Unë gjithashtu mbështes fuqimisht premtimin e tij se asnjë personel ushtarak amerikan, nuk do të hyjë në këtë konflikt dhe kur të zgjidhem në kongres, planifikoj ta mbeshtes administratën në këtë premtim”.

Më pas ai permendi dhe prejardhjen e tij shqiptare : “Si një shqiptaro-amerikan krenar, e di shumë mirë die e ndiej thellë në « shpirtin » tim shkatërrimin e shkaktuar nga lufta, pikërisht luftën shkaterrimtare në Kosovë dy dekada më parë, të Millosheviqit.

Mirëpo, “Jam gjithashtu krenare që jam emigrant në vendin tonë të madh - SHBA. Shtëpia, e milionave emigrantësh dhe refugjatësh nga e gjithë bota, dhe mendoj se është e përshtatshme për përfaqësimin tonë në kongres që ta pasqyrojë këtë përvojë”.

Ai foli edhe për atë që ka ndryshuar që nga viti 2020 “ne kemi kaluar tani dy vjet duke u marrë me një pandemi gjithnjë e në ndryshim të COVID-19, që e ka kthyer botën krejtësisht me “kokë poshtë” u shpreh Egriu. 

“Ndoshta shumë prej jush po ndihen ashtu siç jam unë,: të lodhur nga mungesa e lidershipit dhe krijimtarisë nga të gjitha anët e spektrit politik, të acaruar nga ajo se si mund të kthehemi më në fund në normalitet. Këto kanë qenë dy vite tepër të vështira për kaq shumë familje që punojnë, dhe “stuhia” psikologjike që të gjithë kemi përballuar ka lënë plagë të thella. Kjo është arsyeja pse unë synoj të avokoj për rritjen e fondeve dhe aksesin në burimet jetësore, për familjet tona”.

Pandemia ka bërë gjithashtu shumë njerëz të mendojnë gjatë dhe shumë për punën e tyre, qeveria mendoi tha ai duhet të jetë shumë më proaktive në sigurimin e punëtorëve tanë aty ku ata janë, me investime më të mëdha në mundësitë e trajnimit të fuqisë punëtore për njerëzit e interesuar për të punuar”.

“Plani Amerikan i Shpëtimit i miratuar në ditët e para të administratës së Biden-it i ndihmoi familjet t'ia dilnin mbanë gjatë kohës kur u miratua, por ne jemi në një pikë tjetër të pandemisë tani ku duhet të ofrojmë udhëheqje të re në mënyrën se si do të lëvizë vendi ynë përpara nga hija e “luftës” Republikan the Demokrat- “shtetit të kuq kundër shtetit blu” që ka vazhduar për një kohë të gjatë” u tha Egriu pjesëmarrsve.

“Sigurisht që ka më shumë gjëra që kanë ndryshuar në dy vitet e fundit, por dua të flas edhe për atë që ka mbetur e njëjtë. Për dy vjet të tjera, ne kemi parë vazhdimësinë e një status quo-je politike këtu në Nju Jorkun perëndimor që vazhdon t'i shërbejë shumë keq popullit. Dhe jo rastësisht, rilindja jonë ekonomike vazhdon të përfitojë në mënyrë disproporcionale zhvillim, 1% më e lartë. Por njujorkezët e përditshëm nuk po shohin të njëjtat nivele përfitimesh. Distrikti ynë shërbehet kryesisht nga demokratët në të gjitha nivelet, dhe megjithatë unë shoh shumë pak gatishmëri për të marrë një qasje "të pakësuar" ndaj kësaj ringjalljeje, e cila është udhëhequr kryesisht nga sektori privat me mbështetje të vogël ose të turbullt nga sektori publik - Ne të gjithë e dimë se si shkoi Buffalo Billion.”

Unë jam një biznesmen, me rrënjë të thella në Buffalo dhe këtë rreth. Unë i di llojet e sfidave me të cilat përballen bizneset e vogla dhe të mesme dhe kam një perspektivë se si qeveria federale duhet të punojë dhe të mbështesë krijimin e vendeve të punës. Por një gjë tjetër që ka mbetur e njëjtë që nga viti 2020 është se kjo perspektivë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t'u sjellë në të gjitha nivelet e zyrave të zgjedhura në Nju Jorkun perëndimor. Të zgjedhurit janë nga establishmenti politik vazhdojnë të jenë shumë efektivë në izolimin e pushtetarëve të rrënjosur kundër përgjegjësisë së votuesve. Në fakt… (politikanët e mëparshëm dhe ata ekzistues kanë qenë ngacmues dhe brutalë!), pavarësisht nëse mendoni se liderët tanë politikë janë krejtësisht të paaftë...derisa të kuptoni se ata në të vërtetë janë jashtëzakonisht të efektshëm në një gjë shumë të rëndësishme, që është kapja pas punës së tyre.

Tani, kam ndërmend të drejtoj një fushatë që ka të bëjë me ndërtimin e urave, në vend të mureve.

Në të njëjtën kohë, duke kërkuar të fitoj votat e demokratëve në këto zgjedhje paraprake, e kuptoj se më duhet të bëj një ndryshim nga presidenti aktual(Brian Higgins), i cili kandidon për mandatin e tij të dhjetë në Kongres. Në lidhje me tetëmbëdhjetë vitet e shërbimit të kundërshtarit tim në Kongres, përpiqem të mendoj për ndonjë arritje të rëndësishme që ai ka sjellë me vete në ato 9 mandatura.

Në fakt, e vetmja fushë që ai ka qenë konsistent në nxitjen dhe ku kemi parë progres të kohëve të fundit është në investimet e reja në infrastrukturë—e megjithatë, ai propozon përdorimin e këtij investimi një herë në gjeneratë jo në projekte që do të maksimizojnë ndikimin pozitiv në shëndetin dhe prosperitetin ekonomik i njerëzve të zakonshëm të këtij distrikti.

Unë besoj se kjo është diçka që ne e shohim shumë shpesh kur dikush ka kaluar kaq shumë kohë në “flluskën” e Uashingtonit – ata gradualisht humbasin kontaktin me komunitetin të cilit i shërbejnë, tha gjatë fjalës së tij Egriu..

Kundërshtari im jo vetëm që e ka humbur lidhjen me prioritetet e këtij qarku, por nuk arrin t'i sigurojë qarkut ndonjë lidership kuptimplotë. Ai ka qenë i “pamend” gjatë karrierës së tij në shumë prej qëndrimeve të tij, veçanërisht në mbështetjen e tij për të drejtat e abortit, dhe në të kaluarën ai ka qenë krenar që e quajti veten demokrati më konservator i Nju Jorkut në Kongres.

“Më quani ndoshta të çmendur, por besoj se distrikti ynë meriton një përfaqësim të vazhdueshëm, të ndershëm dhe po, progresiv në Kongres.” ju drejtua Egriu pjesmarrësve.

Së fundi, në lidhje me kundërshtarin tim, jo vetëm që nuk tregon lidership, por gjithnjë e më shpesh është i fundit që kupton atë që është më e rëndësishme për ne të tjerët.

E thënë thjesht, këto janë dështimet e turpshme të një Kongresmeni që qendron gjatë në Uashington, i cili ka humbur lidhjen me komunitetin perëndimor të Nju Jorkut që supozohet të përfaqësojë dhe të udhëheqë, dhe nuk e ka të qartë akoma se tani është koha për ndryshim!

Në fund fjalimin e tij inagurues të hapjes së fushatës për në Kongresin Amerikan, Emin “Eddie” Egriu e mbylli me pretmin “unë kurrë, kurrë, kurrë nuk dorëzohem”

“ Por, siç thashë në krye, unë kurrë, kurrë, kurrë nuk dorëzohem. Dhe unë besoj se kjo është një cilësi që të gjithë njujorkezët perëndimorë e vlerësojnë thellësisht, një cilësi që duan ta shohin te udhëheqësit e tyre. Jam I vendosur the besim plot që së bashku kemi për të fituar në zgjedhjet paraprake të Demokratëve të 28 qershorit për garën për të përfaqësuar distriktin e 26-të të kongresit të Nju Jorkut.

Zoti ju bekoftë të gjithëve,

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shqiptarët në Buffalo, thanë se janë në mbështetje të bashkëkombasit të tyre, Emin “Eddie” Egriu, theksoi veprimtari nga New Yorku, Mentor Mata i cili udhëtojë nga New Yorku në Buffalo, me veprimtarin e hershëm dibran të çështjes kombëtare Ali Skara për të përkrahur “Egriu for Congress”

Në fjalën e tij Mata, i cili ka udhëhequr edhe më parë fushatën e Edi Egriut për në Kongres, tha se : “Ne jemi këtu për t'u bashkuar me Eddie Emin Egriu në nisjen e tij të sfidës toeter për në Kongres - Distriktin e 26-të. Udhëtuam nga qyteti i Nju Jorkut deri këtu për të ardhur dhe për të mbështetur mikun dhe bashkëkombasin tonë shqiptaro-amerikan në ri-udhëtimin e tij për të kandiduar për kongres.

“Amerika është një vend i mundësive; dhe tani ajo ka nevojë për liderë të rinj politikë me ide dhe vizion të ri për të maksimizuar këtë mundësi. Shumë nuk besojnë se ëndrra ekziston ende. Por, ky është mendimi i tyre! Edi thotë gjatë gjithë kohës, nuk po dorëzohem. Ai beson dhe nuk resht kurrë së ëndërruari për t'i shërbyer komunitetit të tij duke i përfaqësuar ata si kongresmen në Capitoll Hill.

Tani, është koha për ndryshim për të ardhmen e këtij komuniteti - kjo fushatë ka të bëjë me të ardhmen, dhe Eddie është e ardhmja. Ai po qëndron me ju për një jetë më të mirë, ekonomi më të mirë, arsim më të mirë dhe sistem më të mirë shëndetësor për të gjithë. Me vizionin, diturinë dhe mençurinë e tij ai do të jetë një zgjedhje më e mirë për të gjithë ju.

Kush bën shërbime më të mira për çështjet e komunitetit sesa Eddie! Ai jo vetëm i dëgjon problemet tuaja, por i analizon ato dhe gjen zgjidhjen. Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë jetës së tij dhe vazhdon ta bëjë.. Mund të them që ai është zëri juaj, zëri i njerëzve, personi i njerëzve që i di dhe i kupton çështjet tuaja nga A në Z më shumë se çdo person i zgjedhur në zonën tuaj.

“Ndërtimi i urave jo mureve”, është ajo që thotë Eddie dhe na kujton Bill Clinton 1996, duke thënë "ndërtimi i një ure për në shekullin 21"

Të ndihmosh atë që të zgjidhet dhe t'ju përfaqësojë në Washington është një nevojë për të gjithë. Votoni për të në qershor”

Ju faleminderit të gjithëve!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat