Ministri për Diasporën në Maqedoninë e Veriut u takua me Selim (Sal) Rusin, në Staten Island - New York

Amerika

Ministri për Diasporën në Maqedoninë e Veriut u takua me Selim (Sal) Rusin, në Staten Island - New York

Nga: Beqir Sina - New York Më: 16 mars 2022 Në ora: 18:09
Xhemail Çupi dhe Selim Turhan Rusi

Shtëpia e tij madhështore në Staten Island të New York-ut, e cila njihet edhe si “Shtëpia e Bardhë” (e pagëzuar me këtë emër nga Znj.Hillary Clinton) pati mikpritës zotin Xhemail Çupi - Ministër pa portofol i ngarkuar për Diasporën në Maqedoninë e Veriut.

STATEN ISLAND NY: Në kuadër të vizitës së tij, disa ditore në SHBA, zoti Xhemail Çupi Ministër pa portofol i ngarkuar për Diasporën në Maqedoninë e Veriut, u takua me veprimtarin Selim Turhan Rusi në Staten Island - New York City.

Në këtë takim mori pjesë edhe Bekim Emini - CEO  nga Agency for Foreign Invesments and Export Promotion.

Takimi u mbajt  pikërisht në “Shtëpinë e Bardhë” të biznesmenit Sel Rusi në Nju Jork, ku 7 vite më parë në këtë shtëpi Sal Rusi organizojë një fushat për mbledhjen e fondeve për kandidaten për presidente të SHBA, Hillary Clinton.

Image
Xhemail Çupi dhe Selim Turhan Rusi

Në emër të Familja Rusi duke i uruar mirëseardhje babai i vëllezërve Sel, Ilirjan dhe Benjamin Rusi, z. Turhan Rusi, me telefon nga Florida, shprehu kënaqësinë e familjes së tij për takimin e ministrit shqiptar nga Maqedonia me djalin e tij Selim Rusi.

“Sot pata nderin që bashkë me Ministrin e Diasporës prof.Xhemail Çupi, të jem mysafir në rezidencën e biznesmenit shqiptar z.Selim Rusi, i cili njihet si një prej biznesmenëve më të suksesshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA!“ shkruajti në statusin e tij zyrtar  Bekim Emini i cili po shoqëron gjatë kësaj vizite ministrin e diasporës.

Mëtutje ai duke e vlerësuar këtë takim tha se ky ishte një takim me një personalitet me një sfond patriotik dhe atdhedashës, me vlera të larta dhe me arritje shumë të medha në sferën e biznesit! 

Ndërsa, duke folur për rëndësinë e këtij takimi Emini pohojë se: ”E vecanta e kësaj pritjeje ishte se  në shtëpinë e z.Selim Rusi, simbol i dedikimit së mikpritjes tradicionale shqiptare, u bisedua gjerësisht për kontributin e ndihmën e shqiptarve nga vendorigjina e tyre, një shembull që duhet ndjekur edhe nga njerëzit që merren me politikë në trojet tona." tha ai.

Image
Xhemail Çupi dhe Selim Turhan Rusi

“Me z.Rusin biseduam kryesisht për mundësitë e investimeve në sferat e ndryshme të biznesit si dhe shqyrtuam ide në lidhje me investime të mundshme në të ardhmen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Kurse ministri Çupi tha se: ”Diaspora shqiptare është një shkollë edhe fetare edhe kombëtare dhe politike për ne. Shpresojmë që krahas të mirave ekonomike që i perfitojmë nga ata, të kemi guximin të kërkojmë edhe ndihmë në udhëheqjen e mire.”

Image
Shtëpia e tij madhështore në Staten Island të New York-ut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat