Shoqata ‘PEJA’ në Nju Jork, dhuron 50 mijë e 600 dollarë për Ushtrinë e Kosovës

Amerika

Shoqata ‘PEJA’ në Nju Jork, dhuron 50 mijë e 600 dollarë për Ushtrinë e Kosovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 mars 2022 Në ora: 17:17
Shoqata ‘PEJA’ në Nju Jork

Solidariteti në vepër – Pak fjalë e shumë punë.

Komuniteti pejan në SHBA, respektivisht në Nju Jork, të organizuar rreth Shoqatës ‘PEJA’ në kuadër të projekteve madhore humanitare, këto ditë kanë finalizuar projektin për mbështetje financiare për Fondin e Sigurisë së Kosovës, mjetet e të cilit do dedikohen për forcimin e Ushtrisë, fond ky i themeluar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti

Në një afat rekord, komuniteti shqiptar atje, në organizim të Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, kanë arritur të tubojnë shumën prej 50 mijë e 600 dollarësh amerikan,njofton portali "Njeshi" rapporto Radio1 FM nga Peja.

Lajmi po ashtu i referohet një postimi  nga kjo shoqatë, në faqen zyrtare në facebook.

Postimi:

“Anëtaret dhe Miqtë e Shoqates ‘’Peja-Ny’’ ndihmuan Fondin e Sigurise me $50,600 .

Faleminderit te gjitheve per kontribut.”-thuhet në njoftim.

Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork në mesin e qindra aktiviteteve mbështetëse, ka qenë edhe suportuese financiare e projektit të hapjes së ‘RADIO 1’.

Ndryshe, FSK u transformua në Ushtri të Kosovës më 14 Dhjetor të vitit 2018, me një vendim të kryeministrit të kohës Ramush Haradinaj, vendim i mbështetur fuqishëm nga Amdinistrata Amerikane dhe i votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga atëherë, kërkesat për investime në ushtri mbeten në rritje, ndërsa pas zhvillimeve të fundit globale dhe invadimin rus në Ukrainë, Kryeministri Kurti themeloi Fondin e Sigurisë i cili mund të mbështetet nga çdo qytetarë.

Image
Shoqata ‘PEJA’ në Nju Jork
Image
Pagesa
Image
Pagesa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat