SHBA - Zgjedhjet paraprake 2022: “Vedat Gashi for Congress”

Amerika

SHBA - Zgjedhjet paraprake 2022: “Vedat Gashi for Congress”

Nga: Beqir Sina Më: 23 mars 2022 Në ora: 06:40
Foto nga vendi i ngjarjes

WESTCHETER NY : Gashi, i cili u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Westchester (Uestçestër) të Nju-Jorkut, duket ka shance të mëdha për të fituar një garë sfiduese brenda partisë së tij, partisë demokrate në Distriktin e 16-të të Kongresit të shtetit, New York.

Kështu të paktën shkruan sot në një editorial të gazetës shqiptaro amerikane Illyria, editori i saj Ruben Avxhiu i cili flet për rritjen e mundësive të Gashit për të zgjedhur një shqiptar në Kongresin Amerikan : “Tërhiqen kandidatët e tjerë, pritet koalicion me Vedat Gashin kundër kongresistit Jamaal Bowman” shkruan Avxhiu.

Vedat Gashi i cili është një anëtar aktiv i Partisë Demokratike të Yorktown ku shërben si Drejtues i Partisë në Distritktin e tij, mbajti një takim fondmbledhës, që tërhoqi shumë shqiptaro-amerikanë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

“Për shqiptarët do të ishte shumë e rëndësishme, që të kishin më në fund një shqiptar të ri në Kongresin Amerikan. Edhe zona 16 e New York-ut meriton një kongresist më të mirë”.

Në darkën e ngritjes së fondeve “Vedat Gashi for Congress “ e organizuar nga Armend die Gjyka Pepshi, në lokalin “Steakhouse Hudson Valley”, në Yorktown NY, përveç fjalimeve të rastit, dhe donacionve për ngritjen e fondeve pati edhe pak argëtim nga këngëtarët Yllka Kuqi dhe Besart Halimi.

I përkrahur gati masivisht nga Komuniteti shqiptaro- amerikan i rrethit të Uestçester, dhe New Yorku me rrethinë, të afërmit dhe qytetarë të këtij rrethi, aktivist të njohur, biznesmen të suksesshëm, edhe figura të dalluara të komunitetit në darkën e ngritjes së fondeve “Vedat Gashi for Congress “, të hënën në mbrëmje, bashkatdhetari ynë, Vedat Gashi, një demokrat që po sfidon përfaqësuesin Jamaal Bowman, ishte mjaft entusiast dhe faleminderues ndaj përkrahjes dhe mbështetjes së shqiptarëve në këtë fushat.

“Shpresoj që të gjithë të besoni zgjedhjen time, për të shërbyer në Kongres, duke u bashkuar me mua në këtë mbrëmje dhe në vazhdim në mbledhjen e fondeve, e cila natyrisht se është edhe një mbështetje e fortë përpara votimeve në zgjedhjet paraprake - primare në partinë demokrate me 28 qershor” tha ai.

“Jam shumë i emocionuar që shohë kaq shumë përkrahës, përfshirë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar tha ai duke ju drejtuar pjesëmarrësve me një falemnderim të veçantë në darkën e ngritjes së fondeve në lokalin “Steakhouse Hudson Valley”, në Yorktown NY.

Rreth Vedat Gashit

Angazhimi i Vedat për shërbimin publik erdhi nga përvoja e familjes së tij si aktivistë politikë dhe refugjatë, mundësitë që ai kishte duke punuar me liderë frymëzues dhe përvoja e tij për të ndihmuar në krijimin e një vendi nga hiri i luftës.

Gashi, është një avokat nga Kosova me banim në Yorktown të New Yorkut, i cili vite më pare , pas çlirimit të Kosovës, ka shërbyer në systemin e ri të drejtësisë atje.Ai ka qenë i angazhuar në Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2004-2007 si këshilltar juridik, duke qenë pjesë e parapërgatitjeve për procesin e negociatave të Vjenës, që si rezultat sollën Pavarësinë e Kosovës, me Planin e Marti Ahtisaarit.

Aktualisht, Vedat Gashi jeton dhe punon në qytetin e tij të lindjes, Yorktown, me gruan e tij, Vjosa, dhe fëmijët e tyre, Leka dhe Hana, të cilët gjithashtu ndjekin shkollat publike të Yorktown.

Vedat i është bashkuar Klubit Rotary të Yorktown, dhe ka qenë aktiv në shkollën e fëmijëve të tij, sportet dhe skautizmin.

Vedat Gashi është një anëtar aktiv i Partisë Demokratike të Yorktown ku shërben si Drejtues i Partisë Demokratike në Distritktin 4.

Në zgjedhjet e nëntorit të kaluar (3 Nëntor 2021) fit andantino e dytë të ligjvënësit në prefekturën Westchester (Uestçestër) të Nju-Jorkut.

Angazhimi i Vedat për shërbimin publik erdhi nga përvoja e familjes së tij si aktivistë politikë dhe refugjatë, mundësitë që ai kishte duke punuar me liderë frymëzues dhe përvoja e tij për të ndihmuar në krijimin e një vendi nga hiri i luftës(Kosovën).

Fushta e tij “Vedat Gashi for Congress “ thotë se ai është gati të luftojë për të gjithë njujorkezët në dhomën e përfaqësuesve Prioritet :

Taksa më të ulëta

Si njujorkezë, ne të gjithë përballemi me barrën e taksave të larta. Vedat do të avokojë në emër të banorëve dhe taksapaguesve të komunitetit tonë kundër rritjes së taksave.

Të mbrojë mjedisin

Rritja e cilësisë së jetës për banorët tanë, duke luftuar kundër ndotjes së ujit, ajrit dhe zhurmës.

Shëndeti për gratë dhe Familja

Mbështetja e programeve që përmirësojnë kujdesin shëndetësor për gratë dhe familjet.

Investimet në Infrastrukturë

Rrugët tona kanë nevojë për investime të duhura. Ndërtesat tona të komunitetit janë të vejtëruara dhe pa investime në dekadën e fundit. Ne duhet të angazhojmë më shumë burime finaciare nga buxheti federal në zhvillimin dhe mirëmbajtjen dhe infrastrukturën.

NYT : “Përgjigja e socialistëve ndaj luftës në Ukrainë, ka vënë në avantazh disa demokratë”

Ishte ky një artikull editorial, që i jep vemendje të veçantë dhe të rëndësishme kandidatit demokrat Vedat Gashi.

Një version i këtij artikulli u publikua më 9 mars 2022, (Seksioni A, Faqja 20 e botimit të New York Times), me titullin: “Përgjigja e socialistëve të New Yorkut, ndaj luftës në Ukrainë tjetërson disa demokratë.

Artikulli i dy gazetarve të NYT, Dana Rubinstein, e cila është një reportere në redaksinë e "Metro" që mbulon politikën e qytetit të Nju Jorkut, edhe Katie Glueck, e cila është korrespondentja kryesore politike e "Metro" ish gazetarja kryesore për "The New York Times" që mbulonte fushatën e Bidenit, ishte i pari shkrim i një gazete prestigjoze amerikane që nxjerr në pah qëndrimet e kongresistit socialist Jamaal Bowman të cilat I bashkohen grupit të socialistve amerikan në partinë demokrate(D.S.A.) .

Simbas NYT pikëpamja e Socialistëve Demokrat të Amerikës, se "ekspansionizmi imperialist" i SHBA-së përmes NATO-s nxiti pushtimin e Rusisë, ka krijuar sfida për politikanët e lidhur me grupin, sidomos dy kandidatve Bowman dhe Gashi.

Vedat Gashi, në këtë shkrim duket se është një demokrat që sfidon përfaqësuesin Jamaal Bowman, dhe është kundra pikëpamjeve të Socialistëve Demokrat të Amerikes(D.S.A.) kështu të paktën shkruan "The New York Times" .

Simbas NYT, në Distriktin e 16-të të Kongresit, një refugjat nga Kosova(Vedat Gashi) po e bën politikën e jashtme qendrore në sfidën e tij kryesore të Përfaqësuesit Jamaal Bowman, një ish-drejtor i shkollës së mesme nga Yonkers, i cili u ngrit në pushtet me mbështetjen e Socialistëve Demokratikë të Amerikës.

Prestigjozja amerikane thotë se në qytetin e Nju Jorkut, kandidatët demokratë për kongres po debatojnë për rolin e Amerikës në botë, mbas deklaratës më të fundit të D.S.A., ku anëtarët e Këshillit Bashkiak, po përplaseshin për historinë e ndërhyrjes amerikane dhe të NATO-s.

Me shumicën e amerikanëve që mbështesin Ukrainën teksa ajo përpiqet të zmbrapsë një pushtim rus të përgjakshëm, shpesh të transmetuar drejtpërdrejt, nga Ukraina, në të gjitha televizionet amerikane, dëshira e DSA për një diskutim politikash rreth NATO-s, duket se ka mbjellë shqetësim në qarqet e fushatës.

" Asnjë nga nëntë kandidatët e qytetit të Nju Jorkut, (DSA) i miratuar këtë vit nuk do të jepte pëlqimin për një intervistë mbi këtë temë, edhe pse më shumë demokratë centristë po e përdorin tani këtë temë si një kartë në fushatën e tyre," simbas NYT.

The New York Times, ka veçuar kandidatin demokrat Vedat Gashi, të cilin e potencon gjerësisht, duke i dhënë atij një vend të rëndësishëm, në editorialin e dy gazetarve Dana Rubinstein, dhe Katie Glueck, duke thënë se “Vedat Gashi, po e bën politikën e jashtme qendrore në sfidën e tij kryesore kundrejt përfaqësuesit Jamaal Bowman”.

“Ne jemi refugjatë nga Kosova, një vend ku unë dhe familja ime u desh të iknim për shkak të spastrimit etnik dhe u shpëtuam, sinqerisht, nga ndërhyrja e SHBA-së dhe NATO-s atje”, ka thënë Vedat Gashi, një demokrat që sfidon zotin Bowman, javën e kaluar: “Fajësimi i Ukrainës dhe NATO-s për përshkallëzimin e këtij pushtimi rus të Ukrainës, është për mua, në rastin më të mirë, naiv dhe sigurisht i gabuar” thotë Gashi.

"D.S.A." argumenton se NATO promovon një përgjigje të militarizuar ndaj konfliktit në kurriz të diplomacisë dhe se sanksionet ekonomike shumë shpesh viktimizojnë njerëzit që punojnë. Në rastin e Ukrainës, shumë anëtarët D.S.A. thonë se Shtetet e Bashkuara, duke inkurajuar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, provokuan Rusinë.

Simbas NYT, "Ekziston një traditë e gjatë me të majtën e SHBA-së si dhe në Evropë, që NATO ka luajtur një rol, veçanërisht që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në theksimin e zgjidhjeve të militarizuara kur diplomacia mund të çonte në më shumë stabilitet afatgjatë,"

Ashik Siddique,njeë anëtar i Komitetit Politik Kombëtar të DSA, ka thënë : “Është, paksa absurde që njerëzit të sillen sikur është një krim politik të kritikosh NATO-n.”

Ndërsa, z. Gashi i bëri thirrje z. Bowman që të refuzojë plotësisht qëndrimet në D.S.A. - Socialistëve Demokrat të Amerikës, ka shkruar The New York Times

Simbas NYT, Imazhi i kongresistit Jamaal Bowman, në Uashington në fillim të këtij viti, i cili përfaqëson një distrikt që ka një popullsi të konsiderueshme emigrantësh ukrainas, është i “dobësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat