Veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptarë në SHBA, e kujtojnë me pikëllim vdekjen e mikes së madhe të Kosovës, zonjës Madeleine Albright

Amerika

Veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptarë në SHBA, e kujtojnë me pikëllim vdekjen e mikes së madhe të Kosovës, zonjës Madeleine Albright

Nga: Beqir Sina Më: 25 mars 2022 Në ora: 17:10
Madeleine Albright

Vdekja e mikeshës më të madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, i ka pikëlluar të gjithë shqiptarët anembanë në Kosovë, Shqipëri dhe trojet etnike shqiptare, dhe sidomos ata në diasporë, ku duket se edhe pikëllimi ka qenë më i madh në mesin e veprimtarve, liderve dhe udheheqesve tê komunitetit. Madje sot në Kosovë është ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit, cila u nda nga jeta të mërkurën më 23 mars 2022. Këtë ditë zie e ka shpallur Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Teksa sot Kosova shënon 23 vite nga ndërhyrja e NATO-s, dhe sot në Kosovë është ditë zie, në Beograd në Serbi, ka protesta të turpshme kundër ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright. Me pankarta në duar serbët kanë protestuar duke thënë “Kosova është Serbi’”, apo edhe “Madeleine digju në ferr”

Në SHBA, figura prominente të komunitetit shqiptarë,disa miq të saj, që e kanë takuar atë gjatë periudhës që kulmojë, kur mikesha e madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, shërbeu në kohën më cruciale si sekretare e Shtetit të SHBA-së, në Administratën e Presidentit Klinton (96/2000

Ata kanë reaguar duke shprehur një pikëllim të madh për humbjen e mikes së madhe të shqptarëve, si e kan quajtur ata, ndërsa e kan vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të saj në ndikimin e madh që pati Albright për të bindur SHBA-në, dhe botën për krimet serbe,periudhën që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Disa nga ata që përzgjodhëm në rrjetet sociale janë : Harry Bajraktari, Richard Lukaj, Uk Lushi, Nazar Mehmeti, Ismet Smajli, Haxhi Dauti, Agim Aliçkaj dhe Lazım Destani, i cili ka qenë vazhdimisht i lidhur me shqiptarët e Amerikës:

“Lamtumirë Sekretarja Albright – Kosova do t’ju jetë përjetë mirënjohëse!” shkruajti në statusin e tij, veprimtari i njohur Harry Bajraktari, i cili publikojë edhe një fotografi nga kujtimet e tịj me miken e madhe të Kosovës, sekretaren e Shtetit Medeline Albright.

Harry Bajraktari : Kemi humbur një mike dhe një grua të madhe sonte

Image
Harry Bajraktari

"Madeleine Albright ishte një Sekretare Shteti historike, e cila udhëhoqi përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe dhe demokraci në Ballkan, shkruan Bajraktari ndersa kujton se “Ajo ndërroi jetë vetëm një ditë përpara përvjetorit të ndërhyrjes së NATO-s që çliroi Kosovën në 1999”.

 E kanë quajtur “Albright’s War” (Lufta e Albright-it) sepse ishte nga të parat që e kuptoi se me diktatorin serb Sllobodan Millosheviq bënte punë vetëm gjuha e forcës.

Harri Bajraktari sjell po ashtu me këtë rast një nga kujtimet e mira, dhe më të paharueshme me të, si e quan ai, takimin një ditë përpara se të niseshim në Rambuje, në shkurt 1999. ( e plotë : http://www.illyria.com/lamtumire-sekretarja-albright-kosova-do-tju-jete-perjete-mirenjohese/)"

Mikesha e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright!

Image
Richard Lukaj

Bankieri dhe Filantropi Richard Lukaj, një nga veprimtarët e dalluar të komunitetit, ish Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan (KKSHA), e kujton me shumë krenari kohën që ai ka bashkëpunuar me Sekretaren Albright. 

Veçanërisht me këtë rast Lukaj në mesazhin e ngushëllimit flet për periudhën gjatë qëndrimit tij në NAAC dhe AUK, duke thënë se : “Ajo ishte ndër zërat më të "zhytur" thellë në mendime, për aq shumë çështje diplomatike në skenën ndërkombëtare, duke kulmuar me luftën e Kosovës 1999, dhe për kontributin e jashtëzakonshëm. Medeline Albright do t'i mungojë për shumë kohë të vështira! jo vetëm Shqiptarve por edhe SHBA dhe botës”.

RIP Mrs. Secretary !

Ish luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku dhe veprimtari i njohur Uk Lushi - i cili e emocionoi Madame Madeline Albright, tre vjet mbasi ai i kishte “palosur” së bashku me bashkëluftëtarët “rrobat” e luftës me simbolet e UÇK-së, dhe ngjitej në foltoren e darkës solemne të fliste në emër të luftëtarve nga Amerika,që shkuan e luftuan për lirinë e Kosovës. 

Ai doli me “kostumin” e veprimtarit ku ishte radhitur në kuadrin e Shoqatës “Atlantiku”, në New York, të faleminderojë dhe vlerësoi lart në kuadrin e Darkës Vjetore e Dhënies së Çmimeve, që mbahej çdo shtator për të nderuar individët që kanë dhënë kontribut domethënës dhe të jashtëzakoshëm për popullin shqiptar. 

“Krenar dhe i nderuar që emrin e Batalionit “Atlantiku” nga SHBA & Kanada, të dalë në këtë foltore për të përshëndetur dhe përgëzuar dy nga më të dalluarit e kësaj darke “Madame Madeline Albright dhe z. Antoni Athanas, që këtë vit të nderohen ose morën çmimet : “Duart e Shpresës” dhe respektivisht “ Për arritje jetësore” do t’i drejtohej më shumë se 700 pjesëmarrsve Uk Lushi

Fjalim të cilin ai e solli të plot nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Instagram dhe Facebook, në kujtim të Sekretares së Shtetit Madeline Albright, thuhet : 

“Pas luftës në Kosovë në vitin 1999, edhe ne ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kthyem në shtëpitë e tona, por të përbetuar që nuk do të ndalëm në luftën për avancimin e të drejtave të popullit të Kosovës, mbrojtjen dhe ruajtjen e shenjtë të lirisë çlirimin e Kosovës. Ish-ushtarët e batalionit të Atlantikut ishim të bindur se për Kosovën kishte shumë punë për të bërë. Ne mbasi “palosëm” rrobat e UÇK-së, e formojmë një organizatë jofitimprurëse,(Shoqata Atlantiku) në inkorporimi dhe të lidhur me Batalionin Atlantikun që të synojmë të ndihmojnë Kosovën, që të “kapërcejnë” dëmin dhe dhimbjen e luftës për të rindërtuar jetën e tyre dhe për të çuar më tej Kosovën. Me shqiptarët e amerikanës “të luftojmë” tani përmes programeve të ndryshme, kontributeve, dhe ndihmës që mund të japim nga SHBA së bashku me komunitetin Shqiptar Amerikan”.

Lushi : “Shoqata Atlantiku e përkushtuar do të zhvillojë dhe zbatojë programe që promovojnë përparimin e popullit tonë si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Ballkan”

Image
Lushi

Më tutje ai u është drejtuar pjesmarrësve duke thënë se njerëzit në Kosovë sot flasin për fuqizimin dhe përmirësimin e Shtetit të tyre të lirë e demokratik, për vendet e punës për përparimin ekonomik dhe më e rëndësishmja, për një të ardhme të sigurt dhe ruajtjen e mbrojtjen të paprekshme të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. 

“Populli I Kosovës sigurisht mbi tre vjet pas luftës shkatërrimtare, kemi parasysh atë që drejtojë luftën e Serbisë ndaj Kosovës kasapi i Serbisë Slobodan Millosheviç, kanë dëshmuar se janë lexuar mjaftueshëm për të “luftuar” për të ndërtuar një shoqëri të duhur të lirë e demokratike”.

Në fund të fjalës së tij - darkës solemne ku po nderohej me çmimin “Duart e Shpresës” nga NAAC, Sekretarja e Shtetit Madeline Albright, ndërsa Lushi fliste në emër të luftëtarve nga Amerika që shkuan e luftuan për lirinë e Kosovës ka zgjedhur të përfrazojë letrën e Augustit drejtuar Bonifac :

 “500 vjet më parë, August-i në një letër drejtuar Bonifac-it ,i shkroi: Paqja nuk kërkohet për të provokuar luftë, por lufta bëhet për të realizuar paqen. Bëhuni paqebërës, nëse është e nevojshme me mjetet e luftës, në mënyrë që me fitoren tuaj t'u jepni edhe atyre që humbën avantazhin e paqes. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u lind nga nevoja për një paqe dhe liri të tillë. Për fatin tonë të mirë, në vendin tonë të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me liderë të mëdhenj engjëllit mbrojtës të popullit, si presidenti i mëparshëm Clinton dhe Ju, ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright, me popullin liridashës the paqedashës të Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - UÇK-në, gjetët mbështetje dhe nga Bashkësia ndërkombëtare, në çlirimin e Kosovës”

 Zoti i bekoftë dëshmorët e UÇK-së dhe të gjithë miqtë tanë!

“E nderuara ish Sekretare e Shtetit, Zonja Albright, e mbyll këtu duke thënë diçka që çdo shqiptar thotë dhe ndjen sot dhe do ta thotë dhe do të ndjejë derisa të ketë histori të shqiptarëve - Kontributi juaj për lirinë e Kosovës ka qenë më se vendimtar dhe ju jeni Heroi ynë! Ju lutem në emër të Batalioni Atlantik dhe tani Shoqata Atlantiku thellë prej zemrës sonë pranojeni respektin më të thellë dhe mirënjohjen më të sinqertë”.

Uk Lushi : " Zoti ju bekoftë Ju, Shqiptarët dhe Shtetet e Bashkuara!

Image
Smajli, Thaçi dhe Mehmeti

Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretari z. Ismet Smajli, me veprimtari dhe kontribut të madh në komunitetin shqiptar në SHBA, pjesmarrës dhe kontribues me veprimtarët e tjer të komunitetit shqiptar, takimet me Presidentin Klinton , Bush, Obama the Trump, senator dhe kongresist, pjestar të administratës amerikane, përfshirë Sekretaren e Shtetit Madeline Albright, thanë se “Kemi humbur një mike dhe një grua të madhe, dhe “Mike e përjetshme e shqiptarëve, Madeleine Albright!"

Në mesazhin e tyre, drejtuar nëpërmjet postës elektronike në Librin e zisë, popullit amerikan dhe familjen së saj në Florida, Presidenti z. Nazar Mehmeti dhe Sekretari z. Ismet Smajli,  krahas pikëllimit, ata kan shprehur edhe ndjenja të fuqishme të mirënjohjes dhe falënderimit për mbështetjen që ka dhënë ajo për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Në ndërkohë në mesazhin e tij në statusin e tij zyrtar, Haxhi Dauti - Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan themeluar prej tij tre dekada më parë, krahas, ai shprehet edhe rreth ndjenjës të fuqishme së mirënjohjes dhe falënderimit për mbështetjen që ka dhënë Madeline Albright, krahas miqeve të tjer në SHBA, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës:

Image
Haxhi Dauti

“Populli amerikan, populli i Kosovës dhe njerëzit në mbarë botën janë mirënjohës për Sekretaren Madeleine Albright. Kujtimi për zj. Albright nga nè Shqiptarët do të jetë i përhershëm., nga të gjithë shqiptarët kudo janë Kosovë, Shqipëri, e Trojet tona Etnike, ashtu si është dhe për miqt tanë të përjetshëm në Washington, që kontribuan me dekada për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” tha Haxhi Dauti

MSC - Agim Aliçkaj, anëtar i Bordit të LQSHA, lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në SHBA, i cili mban rolin e pazëvendësueshëm të çiftit bashkëshortor DioGuardi, jo vetëm për clirimin dhe pavarësimin e Kosovës, por edhe për demokratizimin e Shqipërisë dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve kudo në trojet e tyre etnike në Ballkan, si në Maqedoni, Mal të Zi, e Luginë të Preshevës, e ka pritur me pikëllim lajmin për vdekjen e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

I cili ndodhet në Kosovë në promovimin e librit “Never Forget” (Mos të harrohet kurrë), një libër i vogël por me vlerë të madhe, simbolizon dëshirën dhe nevojën që krimet serbe mbi popullsinë civile shqiptare, përfshirë një numër të madh grashë dhe fëmijësh, të mos harrohen, ka kujtuar miken e madhe të shqiptarve Madeline Albright

“Me pikëllim nga Prishtina mora lajmin për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të lart për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund të jetës. Ajo ishte një vazhduese konseguente me të gjithë ata miqt tanë në Washington që me deciene ndoqën rrugën e gjatë dhe të pakompromisë për liri, pavarësi  dhe demokracinë e Kosovës, përkatësisht të lidhur ngushtë me lobin shqiptar të themeluar dhe udhëhequr nga kongresisti Xhozef DioGuardi dhe Shirli Klojes” tha Aliçkaj.

Më tej ai ka lajmeruar se sot Kosova e ka shpallur Ditë zie, kujtimin e Ish-sekretares së Shtetit e SHBA-së, si njëra ndër figurat politike më të respektuara te qytetarët e Kosovës.

Filantropi dhe veprimtari Lazio Destani, në faren e tij zyrtare në Facebook, la një status me fotografinë e Sekretares së Shtetit Madeline Albright ku ai shkruan .

Image
Clinton dhe Destani

"I dhembshëm lajmi mbi ikjen e Madeleine Albright nga kjo botë. Figura qendrore e Administratës së Presidentit Bill Clinton, mikja e madhe popullit tonë, Madeleine Albright, do të mbetet përgjithmonë në kujtimet tona si Zonja që me dinjitet e mbështeti Kosovën në rrugën e saj drejt lirisë dhe kauzën shqiptare në përgjithësi".

Lavdi Zonjës Albright, në Paqe u prehtë shpirti i saj!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat