Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, i përndershmi Dom Pjetër Popaj organizoi një Lutje Ndërfetare për Pavarësinë e Kosovës

Amerika

Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, i përndershmi Dom Pjetër Popaj organizoi një Lutje Ndërfetare për Pavarësinë e Kosovës

Nga: Beqir Sina Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:38
Lutje Ndërfetare për Pavarësinë e Kosovës në Kishë Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York

"Zëri i Popullit - Zëri i Zotit, Dëgjoje o Zot zërin e popullit tënd" - Kosova e Pavarur ! Me një Hymn, një Flamur, një Kushtetutë, një ulëse në Kombet e Bashkuara, e një ulëse në Europën e Bashkuar!!!

Hartsdale, New York: Ceremoni fetare, lutje, bekime, mesha, dua, mevlude dhe të tjera rituale, nga më të ndryshmet që i përkasin fesë, po organizojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptaro - amerikanët, në nderim të asaj të cilës këtu në Amerikë, ka filluar të festohet si - Dita e Pavarësisë së Kosovës. Një lutje e tillë, e quajtur ndërfetare mes të tre besimeve më të mëdha shqiptare, u mbajtë të shtunën pasdite, nga Qendra "Nëna Tereze", pranë Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë "Zoja Shkodrës".

Lutja ndërfetare për pavarësinë e Kosovës, u mbajtë në një atmosfer mjaft impozante, ku morën pjesë me qindra bashkëatdhetar nga të gjitha viset, figura nga më eminentet të komunitettit shqiptar. Lutja u mbajtë pikërishtë këto ditë, kur i ashtuquajturi "Plani Ahtisaari" do të debatohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës, në Nju Jork. Kur, Kosova pret të ketë një Hymn, një Flamur, një Kushtetutë, një ulëse në Kombet e Bashkuara, e një ulëse në Europën e Bashkuar.

Pikërshitë, tash në këto momente historike, për popullin shqiptarë, kur po vendoset për fatin e popullit shqiptar të Kosovës, është kisha më e madhe shqiptare në SHBA-ës, Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, e cila organizojë një Lutje Ndërfetare për Pavarësinë e Kosovës. Lutje, në të cilën ka marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të RSH-s, ekselenca e tij zoti Besnik Mustafaj dhe delegacioni që e shoqëron atë, i ardhur në këtë fushat për pavarësinë e Kosovës, në Nju Jork.

Kisha 'Zoja e Shkodrës' në New York

Bashkësia shqiptare me ceremonin e të shtunës në Qendrën "Nëna Tereze", pranë Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë "Zoja Shkodrës", duke kryer këtë lutje ndërfetare ka shënuar fillimin e festimeve për ditën e pavarësë së Kosovës. Kjo ditë përkon me me 13 vjetorin e majit 1994 - kur në Nju Jork, në katedralen kryesore San Patrick, në Manhattan, i ndjeri kardinal John O'Cnor, priti në një takim të veçantë Dr Rugovën dhe dha një meshë të veçantë me lutje për Kosovën e lirë, në katedrale ku ishin rreth 3.000 besmitarë.

Dom Pjetër Popaj gjatë lutjes

Procesioni i klerikeve, me këtë rast, tre priftërinjëve të kësaj kishe Dom Pjetër Popaj, Dom Nikolin Pergjini, Dom Viktor Dedaj, dy peshkopëve nga Bostoni, Hirësia e Tij Peshkop Nikon, Atë David Fox, dhe Imam dr Tahir Kukaj, kryen lutjen për qindra besimtarë katolikë, musliman e ortodoks, të mbledhur të gjithë së bashku, me këtë rast në Qendrën "Nëna Tereze", pranë Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë "Zoja Shkodrës", Harstdale, Nju Jork. Duke vazhduar kështu një traditë të filluar nga paraardhësit e tyre, imzot Noli, Imz. Rrok Mirdita, Imam Isa Hoxha, meshtari, e famullitari, Dom Pjetër Popaj, i famullisë Zoja e Shkodrës, në Harstdale Nju Jork, i shtyrë nga ndjenjat e thella kombëtare që ka kjo kishë, e cila për vite të tëra prej se u krijua, ka luajtur një rolë e kontributë të madh në çështjen kombëtare e fetare, edhe kësaj here kërkojë t'i jap një shtytje të madhe kësaj çështje në aspektin fetar e shpirtror me thirrjen "Zëri i Popullit - Zëri i Zotit, Dëgjoje o Zot zërin e popullit tënd" - Kosova e Pavarur!

Në lutjen ndërfetare, të cilën e çeli vetë i përndershmi Dom Pjetër Popaj veç lutjeve pati edhe fjalime. Ceremoninë e drejtuan zoti Mark Shkreli, Tonin Miraka dhe Marijan Cubi.

Fjalimet:

Ministri i Punëve të Jashtme të RSH-s, ekselenca e tij zoti Besnik Mustafaj: "Është një ditë e veçantë , që të mblidhemi dhe të lutemi për pavarësinë e Kosovës. Kosova e pavarur, është vepër historike e të gjithë shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri, e të gjitha viset shqiptare, deri në diasporë. Kjo ditë, është një ditë e sakrificave të mëdha të shqiptarëve. Ne sot, përulemi me nder përpara veprës të të gjithë atyre, që u flijuan për këtë ditë. Fjalët e para këtë ditë, i shkojnë atij që e projektojë, por që nuk arriti t'a shohë, Ibrahim Rugovës! I takojnë familjes Jashari dhe Adem Jasharit! I takojnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ministri i jashtëm Mustafaj: Pavarësia e Kosovës, është meritore, dhe Kosova ka dëshmuar se e meriton me të vërtet këtë pavarësi. Këtë pavaërsi që pa miqtë e mëdhenjë tanë, zorë se do t'a kishim fituar. Këtu fjala e parë i shkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë botës demokratike. Të gjithë atyre vendve që bënë për Kosovën deri në këtë ditë, por që edhe po bëjnë deri në njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Pa veprën, kuntributin, rolin e shqiptarëve kudo që janë, popullit liridhashës e paqedashës të Kosovës, kurr se do të kishte ardhur kjo ditë fatlume për Kosovën, e të gjithë popullin shqiptarë. Kosova, është vepër e Zotit dhe e njeriut të saj, vepër e popullit shqiptar, vepër e mundit dhe e sakrificës, vepër e të gjithëve atyre që ranë për këtë ditë,. Kjo ditë për mua në gjuhën diplomatike, është diçka e veçantë, është dita e pavarësisë së Kosovës."

Professor Sami Repishti: "E çmojë dhe e respektoj këtë aktivitet - pasi ai po mbahet pikërishtë në këtë ditë kur mbas 150 vjeteve të kaluara, politika pushtuese e diskreminuse ndaj Kosovës po merr fund. Dhe njëher e përgjithonë në Kosovë, po frynë flladi i pavarësisë. Kjo periudhë e gjatë ishte e dhimbëshme, ajo i kushtojë Kosovës me vrasjen, dhunimin dhe dëbimin e më shumë se 250 mijë njërëzve. Tash, ka ardhur koha që Kosova, të marrë pavarësinë. Kosova të bëhet një shtet i pavarur, demokratik, i sigurt dhe paqësor. Shtet me të gjitha standartet europiane. E përparuar ekonomikisht, në kultur dhe edukim. Shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti: Le të çirren sa të duan serbët dhe klanet e tyre që u shkojnë pas havazit se me Kosovën e pavarur krijohet një shtet islam terrorist në zemër të Europës. Ne shqiptarët as kemi qenë ndonjë herë ekstremistë e terroristë, as do të bëhemi të tillë kurrë!

Tre drejtues fetar të feve të ndryshme

Nënkryetari i Lidhjes së Shkrimtarve z. Mëhill Velaj: Jemi mbeldhur sot në këtë tubim mes vëllezërve të një gjaku, të një gjuhe, të një flamuri, me qëllimin e madh për t’u lutur Zotit të gjithëpushtetshëm, që të bekojë pavarësinë e Kosovës, të sjellë në trojet Dardane, paqe e prosperitet. Populli i Kosovës, i cili qe i ballafaquar me shtypje deri në shkallë superiore të gjenocidit, por mbeti i vendosur për liri e pavarësi dhe ëndërra shekullore po bëhet realitet, Richard Lukaj: Jam krenar e lumtur si shqiptar, që ia arritëm kësa dite të cilën e patën ëndërr prinëdrit tanë, të cilët na ushqyen, mësuan dhe edukuan kudo që ishim me shqiptarizmën dhe besimin ndaj Zotit.

Bradhyl Ukacamaj mbajti fjalën me titull "Shqiptaret ne agimin e nje epoke te re": Në vetëdijen e qytetarëve shqiptaro-amerikanë ky aktivitet për nga simbolika mbetet ndër më të spikaturit dhe më memorialet. Eshte ky aktivitet pikprerja e dy epokave në historinë tonë komunitare dhe kombëtare, Epokës së Rezistencës dhe Epokës së Rilindjes. Kjo epokë ka arkivuar në memorjen kolektive të shqiptarëve simbolet e veta dhe drithijet e veta. Shqiptarët tashmë e kanë edhe veprën memoriale të presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, kanë, edhe memorialin e levizjes studentore, sheshin demokracia edhe shtëpinë muze të Jasharjave edhe burgun muze të Spaçit. Sot Shqiptarët jetojnë në etapën e dytë të rilindjes se tyre kombëtare dhe në këtë epokë të re nevoiten vizionone të reja, nevoiten vizionarë të guximshëm të cilët mund e duhet të shikojnë përtej epokës së rezistencës.

Përfaqësues të komunitetit dhe drejtues fetarë Lutja ndërfetare:

Peshkopi Nikon - Dioqeza shqiptare në Amerikë, Episkop i Bostonit, i Nju-Inglandit dhe i Kryepeshkopatës Ortdokse Shqiptare në Amerikë: "O Zot ! Ti që bekon e shejtëron, Bekojë popullin tonë në Kosovë. Shpëtoje atë nga çdp rrezikë. Drejtoje në rrugën e dritës së lirisë , bëje të nderuar dhe të bekuar me shëndet e lumturi. O Zot ruaje popullin e Kosovës, Bekimi Zotit qoftë me Kosovën - Amen

Dr. Imam Tahir Kukaj - Qendra Islamike Kulturore Shqiptare, Staten Island, New York: "Paqja dhë dëshira e Allahut qofshin më popullin e Kosovës. Falemnderojmë Zotin për të gjitha këto të mira që na dha ne si komb. I jemi mirënjohës për mirësin e Tij. E në mënyrë të veçantë e lavdërojmë Zotin dhe e falemnderojmë Atë, për këtë ditë të bekuar,duke u lutur për pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës është dhunti i Zotit."

Dom Pjetër Popaj - Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, Neë York: Sot, mblidhemi këtu së bashku, si vëllezër e motra të një gjaku. e të tre besimeve. Bashkohemi me lutjen e motrës sonë të lumturës Nënë Terezes, e të gjithë së bashku i drejtohemi një Zoti të vetëm në qiell. Ajo lutje na ka mbledhur për të qënë shqiptar. Zoti na ka zgjedhur me besimin e plotë . I falemnderohemi Zotit që na ka krijuar si shqiptarë, por që edhe na ka ruajtur si shqiptarë. Me ndihmën e Zotit mbi krye, dhe të njërëzve mbi tokë, ne shqiptarët do të marrim bekimin e pavarësisë së Kosovës, qeverisjen dhe vetë qeverisjen e të gjithë shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medevegje e Çamëri.

Në mbyllje, lutja ndërfetare e së shtunës shënon fillimin e festimeve të shqiptarëve ngado që janë të pavarësisë së Kosovës. Kjo ceremoni e bënë pavarësinë e Kosovës - Pavarësi Hyjnore.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat