SHBA/Pennsylvania : Akt heroik i një shqiptari, oficer policie në Filadelfia, shpëton kolegun ndërsa plagoset vet

Amerika

SHBA/Pennsylvania : Akt heroik i një shqiptari, oficer policie në Filadelfia, shpëton kolegun ndërsa plagoset vet

Nga: Beqir Sina - New York Më: 8 prill 2022 Në ora: 07:07
Ervis Onuzi

PHILADELPHIA PA -- Një oficer policie i forcave të ndërhyrjes speciale “SEPTA”, u qëllua të mërkurën mbrëma ndërsa përpiqej të merrte në mbrojtje të sigurt një oficer tjetër gjatë një shkëmbimi zjarri me një të dyshuar të armatosur, që qëllonte ndaj forcave të policisë, duke bërë rezistencë, thanë televizionet amerikane.

Oficeri i plagosur në stomak, por jashtë rezikut për jetën është identifikuar si 28-vjeçari Ervis Onuzi, një polic veteran që ka tre vjet i inkuadruar në forcat e ndërhyrjes së shpejtë “SWAT”.

Sipas gazetarve amerikan nga vendngjarja, thuhết se situata kaotike në këtë lagje e njohur për akte kriminale u agravua shpejt rreth orës 19:00. Kur i një i dyshuar për të shtënat me armë ndaj dy grave në rrugë, në një tentaivë për tu larguar, u barrikadua brenda një pallati në kompleksin “Renehan House” në bllokun 4700 të rrugës Leiper,dhe filloi të qëllonte me armë ndaj oficerëve të policisë.

Onuzi që vendos në rrethin e parë të sigurisë, u qëllua të paktën një herë në stomak. Ai u dërgua menjëher në urgjencë në Spitalin Universitar Temple, ku iu nënshtrua një operacioni; i vendosur në dhomën e emergjencës në gjendje kritike, por të qëndrueshme, thotë policia.

Shefi policisë Nestel, duke four me gazetarët, tha se doktorët deklaruan se oficeri pritet të shërohet plotësisht së shpejti.

Pasi oficeri Ervis Onuzi, u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Temple, oficerët e grupit të SEPTA, shkuan të gjithë me shefin e tyre Nestel, në spital të vizitojnë kolegun e tyre në mbështetje dhe solidaritet.

Po ashtu në spital shkuan simbas shtypit lakal edhe autoritetet e larta të qytetit si kryetari i bashkisë Jim Kenney, Presidenti i Urdhrit Vëllazëror të Policisë John McNesby, Komisionerja e Policisë së Filadelfias Danielle Outlaw dhe Prokurori i Përgjithshëm Josh Shapiro, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SEPTA Leslie Richards shkuan për të parë gjendjen e oficerit të plagosur.

Duartrokitjet shpërthyen mes grupit të oficerëve rreth orës 21:30. kur Onuzi doli nga operacioni dhe mundi të flasë me kolegët e tij në FaceTime Ai madje arriti të japë shenjën “shkëlqyeshëm” me një gishtin e madh lart.

Ky ishte momenti i madh i lehtësimit për kolegët oficerë që prisnin jashtë dhomës së emergjencës.

Shefi i forcave speciale në Filadelfia Nestel i lavdëroi veprimet heroike të oficerit të plagosur.

"Ka kaq shumë oficerë policie fantastik në SEPTA, sa që nuk ka rëndësi grada që mbajnë dhe distinktiva që është në gjoksin e tyre. Oficerët e policisë i bëjnë këto akte kaq të guximshe, kur vëllezërit dhe motrat e tyre janë në rrezik. Kjo është ajo që të gjithë ne si drejtues policie pothuajse duam të presim, heroizmin, guximin dhe trimërinë që këta njerëz shfaqin çdo ditë e natë në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë së qytetarve , "tha Nestel.

Autori i armatosur akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur dy gra. Ato janë dërguar menjëher në spital die janë në gjendje të qëndrueshme, deklaruan mjekët.

Policia thotë se personi i armatosur u gjet i vdekur brenda banesës nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, pra mendohet se ka bërë vetvrasje.

Një zëdhënës i policisë SEPTA thotë se dhuna me armë në qytet ka tronditur policinë, por kjo nuk do t'i ndalojë ata të bëjnë punën e tyre.

“Kjo është ajo që të gjithë ne si drejtues policie pothuajse mësojmë të presim, por heroizmin, guximi dhe trimëria që këta njerëz shfaqin çdo ditë është përulëse,” tha Nestel.

Ngjarja :

Sipas policisë së Filadelfias Sgt. Eric Gripp, incidenti filloi kur oficerët e policisë në patrullë në zonë dëgjuan të shtëna armësh.

Dy gra u qëlluan me armë zjarri - një 57-vjeçare dhe një 42-vjeçare janë të dyja në gjendje të qëndrueshme. Të dyja u goditën në trup në anën e ijeve. Policia thotë se nuk është e sigurt se pse sulmuesi qëlloi ato dy gra, duke e vënë në kaos të gjithë zonën.

Oficerët patrullues më pas e ndoqën të dyshuarin në një ndërtesë apartamentesh në bllokun 4700 të rrugës Leiper.

Një helikopter i policisë “Chopper” ishte në vendngjarje, ndërsa një prani e madhe e policisë pushtoi zonën. Burime nga ekipi SWAT thonë se ishte kaos i plotë.

Policia thotë se i dyshuari qëlloi me armë zjarri nga kati i dytë dhe i tretë i ndërtesës në drejtim të oficerëve. Në atë moment u godit Onuzi.

Autoritetet thonë se ai u qëllua teksa mbulonte një oficer tjetër që po qëllohej.

Autoritetet thonë se oficerë të shumtë të policisë së Filadelfias u përgjigjën me zjarr.

Sipas policisë, i dyshuari është gjetur i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në katin e dytë të ndërtesës. Aty ku u gjet një armë.

Askush brenda ndërtesës nuk u lëndua.

"Mendimet dhe lutjet tona janë me këtë oficer të guximshëm të policisë SEPTA që pësoi këtë plagë," tha Gripp, "dhe ja ku jemi përsëri në një natë tjetër në qytetin tonë dhe thjesht, kjo dhunë plotësisht dhe plotësisht e papranueshme dhe e pamatur me armë gati mori tre njerëz të pafajshëm. Ne jemi shumë mirënjohës që nuk ishte më keq se sa ishte.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat