Profesor Dr. Gëzim Alpion sjellë Nënë Terezën në federatën gjithë-shqiptare vatra në Nju Jork

Amerika

Profesor Dr. Gëzim Alpion sjellë Nënë Terezën në federatën gjithë-shqiptare vatra në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli Më: 1 maj 2022 Në ora: 20:27
Frank Shkreli

Disa fjalë të një natyre jo formale...shënime me rastin e promovimit të librit, “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, i autorit Prof. Dr. Gëzim Alpion, i Universitetit Birmingham të Anglisë.

Nuk kisha përgatitur ndonjë vlerësim zyrtar si të thuash sepse e di se shumë prej jush i kini lexuar mendimet e mia modeste në lidhje me këtë libër – pasi jam munduar të pasqyroj me disa shkrime, zhvillimet, reagimet dhe vlerësimet ndaj librit të Profesor Alpionit, ç’prej botimit e këtej.

i promovimit të librit për Nenë Terezën, e çoi autorin Gëzim Alpion, në dy universitet ndër më të njohura amerikane dhe botërore, Universiteti Georgetown në Washington dhe Universiteti Harvard në Boston dhe në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork, por edhe tek Zëri i Amerikës për një intervistë --për të cilat kam bërë një shkrim paraprak javën që kaloi -- Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë | Gazeta Telegraf. Vizita e Profesorit Alpion në Shtetet e Bashkuara ka tërhequr edhe vëmendjen e njerës prej gazetave të mëdha të Indisë, “Telegraf-India” online – e cila botoi të shtunën -- ditën që Profesor Alpion foli për veprën e tij në kryeqendrën e Vatrës -- këtë njoftim për lexuesit e vet anglisht-folës duke thekësuar rëndësinë e promovimit të librit të Dr. Alpion në Shtetet e Bashkuara:

Different images –"Something struck me about Mother Teresa during her beatification ceremony in Rome in 2003. St Peter’s Square, I remember, was packed with thousands of her followers from all over the world. I thought of her as belonging to India. She was ‘Mother Teresa of Calcutta’, after all. But others claimed her as the most important figure in the Catholic Church after the Pope. And it is the Catholic side of her life that Gezim Alpion is exploring in a lecture tour that is taking him to New York and the universities of Harvard and Georgetown. “The two Teresas are not contradictory,” he told me before leaving for America. Alpion, who is an academic at Birmingham University in the UK and of Albanian origin, has written several scholarly books on Mother Teresa, including one revealing her “dark night of the soul” in Mother Teresa: The Saint and Her Nation…” – (Telegraph-India online, April 30, 2022.)

botimit të librit “Mother Teresa, “The Saint and her Nation”, kam ndjekur dhe jam munduar të pasqyroj zhvillimet në lidhje me librin e Dr. Gezim Alpion në artikuj e që janë botuar, edhe në gazetën Dielli të Vatrës dhe në disa portale e gazeta, anë e mbanë trojeve tona në Ballkanin Perëndimor. E kam berë këtë se ia di vlerën dhe rëndësinë kësaj vepre, sidomos për lexuesit anglisht folës të botës. Kam pasur kënaqësinë që t’ua shpërndaj kontakteve të mia amerikane edhe njoftimet në anglisht nga Universiteti Birmingham dhe nga shtëpia botuese “Bloomsbury Publishing”, me rastin e botimit të librit ose kur Dr. Alpion bënte promovime para grupeve të ndryshme akademike të tjera. Të njëjtën metodë kam përdorur edhe me vlerësimet në anglisht që janë bërë për librin, nga India, në Angli e deri këtu në Amerikë. Shumica e vlerësimeve të librit kanë qenë shumë pozitive qoftë nga bota akademike, qoftë edhe nga personalitete kishtare botërore, të pakën nga ato që kam lexuar unë, të cilat Profesori i nderuar m’i ka përcjellur vazhdimisht -- e për çka e falënderoj nga zemra. E kam berë këtë, jo për të ndihmuar Profesorin e nderuar, se për fat të mirë nuk ka nevojë për ne -- megjithëse e meriton mbështjetjen e gjithë neve – por sepse kam qenë dhe jam i bindur se ky libër ka një rëndësi të veçant për historinë e jetës dhe të verpimtarisë së Nenë Terezës, por mbi të gjitha, është një burim i vyer në anglisht që të huajt të mësojnë për “Themelet Iliriane të Qytetërimit Perëndimor”.

Në të vërtetë, është një libër që po të mos ekzistonte, do duhej të çpikej. Por për fat të mirë është shkruar nga Prof. Alpion dhe si të thuash tani, për këtë libër, nami ka marrë dhenë. Bota anglisht-folëse, më në fund, falë këtij libri po mëson se Nenë Tereza ishte shqiptare, jetoi, veproi dhe ndërroi jetë si e tillë dhe që origjina e saj të mos vihej më në pyetje.

e kam pritur mirë librin e Profesorit Alpion në gjuhën anglisht, “Mother Teresa: “The Saint and her Nation”, botuar nga Bloomsbury Publishing, sepse shumë heret – në të vërtetë pothuaj para 45-50-viteve të pakën – unë dhe shumë të tjerë si unë e kemi ndier nevojën për një libër të tillë në anglisht, që të fliste për origjinën dhe rrënjet shqiptare të Nënës Tereze. Ne shqiqptarët, natyrisht e kemi ditur se Nenë Tereza ishte shqiptare, por jo të tjerët. Gjatë disa dekadave në Washington, duke filluar nga të 70 e 80-tat, si pjesë e punës time atje, shpesh ndodhte që me amerikanë dhe të huaj flitej për Nenë Terezen dhe origjinën e saj.

Por, siç dihet propaganda serbe, por edhe ajo maqedonase e asaj kohe, ishin, vendosmërisht, kundër origjinës shpiptare të Nenë Terezës dhe propaganda e tyre, ishte aq e përhapur sa që bota anglisht-folëse e konsideronte atë – bazuar në shkrimet falso të propagandës së tyre, si murgeshë bamirëse me origjinë sllave, serbe ose maqedonase, ose jugosllave, por kurrë si shqiptare. Nëqofste ka ende sot anglisht folës që nuk dinë se nga vjen Nenë Tereza unë u them: lexoni librin e professor Alpionit.: “Mother Teresa: The Saint and her Nation”., (Nenë Teresa: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj).

Prandaj unë besoj se ky libër, i Profesorit Alpion do duhej të ishte shkruar nja 50-vjetë më parë për të luftuar dhe korrektuar propagandën e atëhershme anti-shqiptare kundër Nenë Terezës dhe origjinës së saj. Në atë kohë nuk kishte burime në anglisht për Nën Terezen, siç është sot libri i Profesorit Alpion.

kujtesë të shkurtër nga qershori i vitit 1985 – Presidenti Reagan kishte ftuar Nenë Terezen në Shtëpinë e Bardhë për t’i dekoruar asaj “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, që është çmimi më i lartë që Presidenti amerikan u akordon personave (kryesisht amerikanë) me merita dhe kontribute të jashtëzakonshme ndaj sigurimit dhe interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, ndaj paqës në botë dhe për arritje të veçanta në fushën e veprimtarisë publike ose private. Në fjalimin e rastit në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës së Medaljes Presidenciale të Lirisë Nënë Terezës, Presidenti Regan e ka karakterizuar murgeshën me origjinë shqiptare, si “Heroinën e kohëve tona”. Ai ka thenë me atë rast, se ndonëse kjo medalje, tradicionalisht, u jepet shtetasve amerikanë, Z. Reagan ka shpjeguar me atë rast se në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e saj, nrnë Terezës po i akordohej kjo decorate, pasi sipas vlerësimit të tij, “Shpirtmirësia në zemrat e disa individëve i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtar dhe tejkalon të gjitha konsideratat e vogla nacionaliste”, është shprehur ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, duke folur për veëprimtarinë dhe jetën e Nënë Terezës.

Por në motivacionin e dekoratës së Shtëpisë së Bardhë, Nenë Tereza ishte identifikuar si “jugosllave” dhe më kujtohet fakti se me atë rast iu dërgua një letër Shtëpisë së Bardhë me të cilën u tërhiqej vëmendja se ishin të gabuar në konstatimin e tyre, se Nenë Tereza ishte shqiptare me origjinë dhe jo slave ose “jugosllave”. Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre ka qenë, po ne nuk gjetëm asnjë burim në anglisht që përcaktonte origjinën e Nenë Terezës si shqiptare.

Ky shembëll pasqyron rëndësinë e librit në anglisht të Profesor Gëzim Alpion, megjithëse sot bota anglisht-folëse, falë punës së vyer akademike të Profesorit tonë të nderuar, besoj se bota, kryesisht, tani e di se Nenë Tereza ishte dhe mbetet shqiptare.

Për të huajt, sidomos për anglisht folësit në botë, libri i autorit Dr Gëzim Alpion promovon anë e mbanë botës mugeshën shqiptare, duke e lidhur, përjetësisht, Nënë Terezen me identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Më në fund, në një shënim personal e falënderoj Profesorin Gëzim Alpion për kontributin e tij në këtë fushë, por edhe për durimin dhe fisnikërinë që ka treguar ndaj meje në shkëmbimet që kemi patur gjatë viteve…Urimet e mia më të përzemërta për suksesin që libri, “Nenë Tereza: Shënjëtorja dhe Kombi i Saj” po shënon anë e mbanë botës anglisht folëse, me urimin për suksese të tjera në fushën akademike për Profesiorin tonë të nderuar: lartë e më lartë!

KUSH ËSHTË PROF. DR. GËZIM ALPION: Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Neëman, para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham. Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016, ai iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, po në Universitetin e Birminghamit. Specializimet e Profesorit Gëzim Alpion janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median, filmin dhe autorësinë. Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur, në gjuhën anglisht, i jetës dhe i veprimtarisë së Shën Nënë Terezës dhe është, njëkohësisht, edhe themeluesi i “Studimeve mbi Nënë Terezën”.

*Këto shënime po botohen me rastin e promovimit të librit: Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, të autorit Prof. Dr. Gëzim Alpion – në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork me datën 30- prill, 2022.

*Fotot janë nga gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Beqir Sina

Image
Nëna Tereza
Image
Njoftimi nga Universiteti Birmingham në Angli për prezantimtin e Prof dr. Gëzim Alpion në Federatën Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork
Image
Profesor Dr. Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham
Image
Autori me Profesorin Gezim Alpion në hyrje të Vatrës,
Image
Me Kryetarin e Vatrës, Z. Elmi Berisha
Image
Redaktori i Gazetës Dielli, Z. Sokol Paja duke paraqitur mysafirin e nderuar nga Anglia
Image
Një foto përkujtimore me Profesor Dr. Gëzim Alpion, me disa prej pjesëmarrësve që kishin ardhur për të nderuar Profesorin Alpion dhe veprën e tij kushtuar Nenë Terezës, -- “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj” – një vepër kjo që lidhë përjetësisht Nenë Terezen me identitetin kombëtar të shqiptarëve.
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat