Haradinaj viziton Federatën Pan-Shqiptare Vatra në SHBA, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë

Amerika

Haradinaj viziton Federatën Pan-Shqiptare Vatra në SHBA, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 17:31
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Federatën Pan-Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Vatra.

Haradinaj tha se biseduan së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.

“Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi. Ishte fat historik për shqiptarët, që edhe pse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

“Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh tutje Haradinaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat